Ballina Lajme Nga Rajoni Pas mbylljes së dyqaneve në veri, Bahtiri: Shteti nuk guxon t’i nënshtrohet...

Pas mbylljes së dyqaneve në veri, Bahtiri: Shteti nuk guxon t’i nënshtrohet asnjë presioni dhe shantazhi

SHPËRNDAJE

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se kriza e inskenuar humanitare në veri të vendit nga strukturat destruktive serbe dhe nga Qeveria e Serbisë, nuk i shërben stabilitetit dhe përmirësimit të jetesës për banorët.

Bahtiri përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se, Qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë të bëjë veprime konkrete për të treguar autoritetin e shtetit të Republikës së Kosovës, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të cilat duan të jetojnë në Kosovë.

“Kriza humanitare”, Qeveria e Kosovës hap dyqane në veri

Ai ka thënë se është për t’u përshëndetur aksioni i Ministrisë së Tregtisë për furnizim me artikuj ushqimor për qytetarët e veriut, me ç’rast duhet të bëhet përpjekje për hapjen edhe të më shumë pikave me ushqim.

Postimi i plotë i Bahtirit:

“Kriza e inskenuar humanitare në veri të vendit nga strukturat destruktive serbe dhe nga Qeveria e Serbisë, nuk i shërben stabilitetit dhe përmirësimit të jetesës për banorët.

Qeveria e Kosovës duhet të vazhdoj të bëjë veprime konkrete për të treguar autoritetin e shtetit të Republikës së Kosovës, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të cilat duan të jetojnë në Kosovë.

Është për t’u përshendetur aksioni i Ministrisë së Tregtisë për furnizim me artikuj ushqimor për qytetarët e veriut, me ç’rast duhet të bëhet përpjekje për hapjen edhe të më shumë pikave me ushqim.

Shteti nuk guxon t’i nënshtrohet asnjë presioni dhe shantazhi!”,ka shkruar Bahtiri. /Telegrafi/