Ballina Aktuale Presidenti Thaçi: Kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, janë legjitime!

Presidenti Thaçi: Kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, janë legjitime!

SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në rrjetin  social të facebooku-t, është shprehur se “Kosova, të zgjedhurit e popullit tonë, duhet ta respektojnë vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shprehur me Referendumin e vitit 1992 dhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sipas vullnetit të tyre të lirë për vetëpërcaktim, janë legjitime dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Në vazhdim, Presidenti Thaçi, shkruan se “Jetësimi i këtyre kërkesave e ndihmon stabilitetin afatgjatë dhe kontribuon në vendosjen e paqes në rajonin tonë, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Në fund, të shkrimit të tij, me bindje të thellë thotë: “Si president i vendit i kam mbështetur vazhdimisht kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por sot i kam dërguar Kuvendit edhe një draft-rezolutë, ku përtej dallimeve politike apo çfarëdo qofshin ato, kam kërkuar që këto kërkesa të mbështeten dhe të miratohen edhe prej të zgjedhurve të popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, njofton Jetapress.