Kimete Berisha
1. Atifete Jahjaga: ‘Vendi që mëton demokraci e sulmoi një grua’.
– Ky vend nuk e ka sulmu askënd, por sulmin e kanë bë disa fëmijë. Ky vend ‘jodemokratik’ ty moj erife të ka ba Presidente.
2. Blerim Latifi: ‘E kanë rreh gruan rome sepse kujtojnë që shkojnë në xhenet’.
– Gruan rome nuk e kanë
rreh imamët e hoxhallarët, po një djalë i ri me tatuazhe (të cilat i ndalon
feja islame).
Çka ka faj këtu feja islame?
Shumë ka qejf ky këshilltari i Kadri Veselit mos me pas Zot, ama jo për krejt,
veç për myslimanët ka qejf mos me pas Zot.
Inkuizicionin dhe ndjekjen e shtrigave, vrasjen e miliona vajzave e grave të pafajshme nuk e kanë bë myslimanët.
3. Vlora Çitaku: ‘Turp na qoftë. Jemi racistë’.
– Nuk është e vërtetë që jemi
‘racistë’.
Ndoshta po nisesh prej vetes, se shqiptarët s’kanë bë zullum kurrë ndaj askujt.
Nuk ka ndodh kanagjeq e dasëm e madhe e
shpijanikëve shqiptarë pa thirr defatore rome (Hamide defatoren bile e kanë
adhuru).
Shqiptarët u kanë ndihmu
romëve, gjithmonë, me pare e me çka kanë pas, se edhe vet kanë qenë të varfër.
Fallxhoret dhe shitëset rome i kanë pas dyert e hapura te shtëpitë e
shqiptarëve dhe kurrë kush nuk i ka nguc, m’o Zot m’i rreh.
Ka shqiptarë që janë martuar me to.
Rastin i shoqes tënde të klasës ‘Nurijes’ është rast i izoluar dhe unë po
habitem qysh po ia lejon vetes me marrë gjithë këtë përgjegjësi, me thënë se
‘romët e kanë braktisur shkollën për shkak të presionit të shqiptarëve’, gabim
historik dhe politik.
Ramushi ka të drejt që thotë se Ju po e dëmtoni Kosovën, si sot me deklarata impulsive dhe me pervoja personale që ia ‘shitni botës’ si fakte historike të një shoqërie.
4. Berat Buzhala: ‘Bërnabiç nuk e ka qaq keq’.
– Nuk kam koment. E di që gazetari nuk mendon kështu, por nuk është mirë me thënë kështu, se e lexojnë fëmijët e kujtojnë që përnjëmend krejt shoqëria është e egër.
5. Veton Surroi: ‘Ata fëmijë që u vranë nga serbët para 20-të vjete sot e rrahin një grua dhe janë fashistë’.
– Shumë i pëlqen këtij
serbofilit me na quajt ‘fashistë.
Edhe pas luftës e ka quajt komplet popullin shqiptar ‘fashistë’.
Ky s’don me ditë, s’don me ba dallimin: se fëmijët shqiptarë i vrau dhe
masakroi shteti serb, kurse gruan rome e rrahën disa fëmijë e jo shteti i
Kosovës, shoqëria dhe shteti nuk e kanë sulmu atë grua. (Vrasësit serbë të
fëmijëve shqiptarë janë të lirë, e sulmuesi shqiptar i gruas rome është në
burg).
6. Blerta Deliu: ‘Gjest racist..’.
– Romët jetojnë të lirë në
Kosovë. Kjo grua nuk u sulmua për shkak se është rome.
Ka njeri që e rreh nanën e vet, e qysh po thoni ju, krejt shoqnia me marrë
përgejgjësinë pse del një kriminel që e rreh nanën e vet a?
Në Kosovë ka ndodh djali e ka mbyt nanën e vet, çka me thënë tash që ‘shkolla e
ka mësu me vra nanën e vet a’!
Kjo grua u sulmua si pasojë
e lajmeve të rreme të portaleve për të, pa asnjë fakt, bazuar në intriga e
publikuan lajmin se ajo ‘vjedh fëmijë’.
Portalet ia kanë ndërsy fëmijët kësaj gruaje.
Dhe ia kanë rreziku jetën.
Portalet duhet ta ‘zhbëjnë’ lajmin e rremë për atë grua, që është viktimë e portaleve, dhe tjera herë të kenë kujdes me fotografi të njerëzve, pa i verifiku ato se mundet me ndodh edhe më keq.
Ky rast kaq i rëndë dhe i pafalshëm duhet gjykuar me krejt forcën (s’ka lidhje që sulmuesit janë fëmijë, duhet të çohen aty ku e kanë vendin, në burgjet adekuate për të rinj, si në Amerikë që edhe adoleshentët i dënojnë me burg të përjetshëm dhe vdesin në burg për veprat që i kanë bë nën moshën 18 vjeçe, se nuk pyet drejtësia amerikane për moshë), sepse fatkeqësisht ‘edhe fëmijët vrasin’!
Indiferenca e fëmijëve tjerë ndaj gjesteve barbare të këtyre fëmijëve është pasojë e frikës së tyre të përbashkët ‘nga ajo grua’.
Aq më tepër tash që djemtë shqiptarë gjithë ditën ‘vrasin në lojë’, dhe vrasin nën mbikqyrje të prindërve.
P.S. Dikujt i bjen shi n’kallamoq, badihava, s’ke çka i bën. Kadri Veselit i qëlloi ditëlindja në Natën e Katragjegjave, e unë e pata dje, boll m’doni, po kujt s’i ra në mend për m’u, si duket m’doni veç për interes, me ju shti me kesh .