Ballina Lajme Nga Rajoni Serbia vazhdon fushatën e ashpër kundër Kosovës në INTERPOL, siguron përkrahjen e...

Serbia vazhdon fushatën e ashpër kundër Kosovës në INTERPOL, siguron përkrahjen e Sllovakisë

SHPËRNDAJE

Sekretarja e Shtetit e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Serbisë, Biljana Popoviq, foli sot me ambasadorin sllovak, Dagmar Repçek për bashkëpunimin midis dy vendeve.

Popoviq dhe Repçek kanë folur për bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e punëve të brendshme, por pikë kryesore ka qenë edhe çështja e Kosovës.

Në këtë takim, Popoviq theksoi se Serbia vlerëson qëndrimin e Sllovakisë për mos-njohjen e Kosovës.

Ajo siç shkruajnë mediet serbe është shprehur se pranimi i Kosovës në INTERPOL do të rezultojë në politizimin e kësaj organizate profesionale.

Sipas Popoviq, pranimi i Kosovës në këtëo organizatë është shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, veçanërisht rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Repçek tha se Sllovakia respekton argumentet e Serbisë.

Popoviq ka falënderuar Repçek për angazhimin e oficerëve të policisë sllovake si pjesë e projektit të përbashkët trajnues me policinë serbe dhe kontrollimin e përbashkët të kufirit me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Fushata e Popoviq kundër Kosovës është vazhdim i fushatës së ashpër të Serbisë kundër shtetësisë dhe integrimit evropian të Kosovës.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq gjithashtu ka filluar takimet intensive me ambasadorët e Serbisë në vende të ndryshme të Evropës për mobilizim në pengimin e Kosovës.

Në këto takime të Daçiqit me ambasadorë kanë qenë pjesë edhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri dhe ai në SHBA.