Ballina Aktuale Carpenter: Interesi i Rusisë është që të mos zgjidhet problemi në mes...

Carpenter: Interesi i Rusisë është që të mos zgjidhet problemi në mes Kosovës dhe Serbisë

SHPËRNDAJE

Ish zyrtari i Pentagonit i ngarkuar për Ballkan Michael Carpenter ka vlerësuar se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë si dhe zgjedhjet në Serbi në pranverë të vitit të ardhshëm, mund ta ngadalësojnë arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Carpenter në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se sezoni i zgjedhjeve është një moment shumë i keq për të arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Koha e zgjedhjeve si në Serbi ashtu e dhe në Kosovë është e përshtatshme që të paraqiten qëndrimet më të ashpra politike, e që është keq për arritjen e marrëveshjes. Nuk do të kisha thënë se është e pamundur, por më duket më pak e besueshme”, ka thënë drejtori i tanishëm i “Pen Biden Center”.

Sipas fjalëve të tij, duket se gjendja politike në Serbi dhe në Kosovë është ashtu që ideja për shkëmbim territoresh mund të ketë sukses, por se ende nuk ka ardhur ai moment, as në Kosovë e as në Serbi.

“Nëse nuk ka sukses ideja për përkufizim në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk shohë se cili është plani B”, ka deklaruar Carpenter dhe ka shtuar se duhet ofruar Serbisë diçka më konkrete dhe më të shpejtë se që është anëtarësimi në BE për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Nuk besojë se vazhdimi i dialogut, ashtu si e ka udhëhequr Frederica Mogherini, do të sjellë diçka konkrete. Mendoj se Serbia, nëse dëshirohet që ta tejkalojë këtë barrierë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës, duhet të fitojë diçka konkrete si shkëmbim, diçka që qytetarët e kishin vlerësuar”, ka thënë ai dhe ka shtuar se ashtu diçka ende nuk “është në tryezë”.

Duke përmendur rolin eventual të Rusisë, Carpenter ka thënë se nga perspektiva e Moskës më së miri është që të mbahet konflikti në mes të Kosovës dhe Serbisë sepse kjo i lejon Rusisë të “prezantohet si roje e interesave të Serbisë dhe si kundërshtar i Kosovës”.

“Kjo i ndihmon Moskës në mënyrë gjeopolitike sepse pengon që Serbia t’i afrohet Perëndimit, Brukselit dhe Uashingtonit. Nuk mendoj se është në interes të Kremlinit që kjo çështje të zgjidhet”, ka vlerësuar zyrtari amerikan.

Carpenter përsëri e përmend deklaratën e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq në lidhje me thirrjen për diasporën serbe ta përkrahë Trumpin në zgjidhjet e ardhshme në SHBA.

“Daçiq mund ta përkrahë kë të dojë. Unë nuk mendoj se është veprim i mençur politik i ministrit të jashtëm të Serbisë, sepse rreth Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor në përgjithësi ekziston konsensusi i të dy partive në SHBA”.

“Unë vetëm shtroj pyetje se sa është veprimi i Daçiqit i mençur, e ai mund ta përkrahë kë të dojë. Nuk jam i sigurt nëse serbët në Amerikë do ta dëgjojnë, por mund të bëjë çfarë të dojë”, ka thënë Carpenter.