Ballina Aktuale Albanian Excellence dhe mesazhi fisnik i Preshevës !!!

Albanian Excellence dhe mesazhi fisnik i Preshevës !!!

SHPËRNDAJE

Nga Flora Nikolla

Albanian Excellence rrugëton javën e parë të shtatorit në Preshevë, në këtë qytet shqiptar në Serbi,  shtrirë jetë e mot në jug-lindje të Kosovës.

Ajo ndalon në këtë pjesë të shqiptarisë këtë fillim vjeshte , jo vetëm me suksesin e zonjave shqiptare kudo janë,  por për të dorezuar edhe një mesazh  fisnik  e njerëzor se : Viti 2020  eshte caktuar  të jetë viti i Preshevës, nga kjo qëndër modeste në dukje por që brenda saj mban  fuqi njerëzore dhe intelektuale  të mbarë shqiptarisë.

Të gjithë  shqiptarët e familjes Albanian Excellence,  kudo jetojnë,  do të jenë një mbështetje më shumë  për  këtë trevë parcialisht shqiptare,  shtrirë në pjesën më të lartë të kësaj zone me një sipërfaqe prej 264 kilometra katrorë, me toka pjellora në rrafshet aluviale të pellgut të Moravës në veri dhe pellgut të Vardarit në jug.

“Ne jemi me Preshevën”, është motoja  e këtij rrugëtimi ere-vjeshte,  që do të materializohet në një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Preshevës ku  do të firmoset nga drejtuesit respektivë te Komunës së Preshevës dhe të Albanian Excellence , si një besë që do ti shoqërojë për gjatë një viti rrugëtimi në hapësirë dhe në kohë  me  dëshirën  për të mbeshtetur shqiptarët e Luginës së Preshevës, e perbёrë nga 35 vendbanime, dhe ku qyteti dhe komuna janë me popullsi shumicë shqiptare.

Ky rrugetim sjell ne Presheve, edhe  121  mysafire , zonja suksesi nga SHBA, Europa, zonja nga të gjitha trojet amëtare, të cilat do të prezatohen në nje ekspozitë si për të sjellë jehonën e suksesit në këto troje  si ogur i mbarë dhe i mirë  për vijimësinë e të qënit së bashku nën okelion e  madhe  : komb i shqiptarisë”.

E madhja Tinka Kurti, do të jetë kryemysafirja e këtyrë zonjave të nderuara  e cila do të hypë në skenën e teatrit të Preshevës,  duke risjellë në mëndje e zemër , vitin e largët 1980 , kur në atë skenë së bashku me Teatrin Migjeni , interpretoi me lotë në sy dhe në zemër së bashku me preshevasit që kishin mbushur sallën , “Bacën e  Gjetajve  “…!!!

Si nga herë koncepti i Albanian Excellence, ka të bëjë me një axhendë të ngjeshur  qe  në tërësinë e saj,  synon të japë dhe të përmbushe misionin e një qëllimi të mirëpërcaktuar në mbështetje të  një  shoqërie të mënçur  në vendime  dhe në vazhdimësi ashtu dhe  në krijimin e mikroklimave të shëndosha ndaj mediokritetit, vogëlsisë dhe fjalëshumësisë së antivlerës.

Në këtë kuptim aktiviteti që organizohet në Preshevë këtë fillim shtatori , jo vetëm nderon zonjat e suksesit shqiptar , por këtë herë krahas këtij respekti, e kalon rëndesën e saj në të  dy gjinitë,  me  idenë e madhe të bashkërendimit të forcave , ideve , dëshirës për të qënë së bashku.

Sepse, “Ne jemi me Preshevën “,  në thelb si dhe në dukje, është mesazhi i sigurisë për të qënë së bashku, në mënyrën më njerëzore, më të sinqertë ashtu dhe më fisnike të mundshme, për të dhënë dhe për të marrë vlera e bashkëpunim në një shekull kur qytetërimi dhe etika e të komunikuarit  duhet të jenë kryefjala e gjithësisë ku jetojmë dhe ku japim kontributin individual dhe njerëzor.

E gjitha është një mbështetje për këtë luginë  vlerash ,  e cila ndër vite e në  episode të ndryshme  patriotike kulturore ka dhënë një kontribut të rëndësishëm kombëtar duke ofruar potencialin e saj në mënyrë të pa-rezervë.

Zonjat  që do të jenë të ftuarat e nderit në këtë  tubim tre ditor, ku do të tregojnë jo vetëm si dhe sa ju është dashur të arrijnë suksesin në jetë , por ato do të jenë edhe bashkëshoqëruese të nderuara të jetës së banorëve të kësaj treve, të cilët si në vitin e largët 1980 kur mbërriti  këtu, Baca e Gjetajve  , edhe këtë herë do ua mbushin zemrën mysafirëve mbërritur nga anekënd planetit , me dashuri bujarie prej shqiptarie !!!

Tiranë, 28 Gusht