Ballina Aktuale Vuçiç në Vatikan flet kundër Kosovës

Vuçiç në Vatikan flet kundër Kosovës

SHPËRNDAJE

Serbia është e lumtur për faktin që Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por analistët serbë shprehen se qëndrimet kanë ndryshuar vitet e fundit. Ekspertët thonë se ndikimi i Papës për Serbinë mund të shtrihet në dy fusha: Kosovë dhe marrëdhëniet me Kroacinë.

Selia e Shenjtë. Ky solemnitet është organizuar për të pritur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në një takim me Papën. Kur është nisur ka thënë se do ta lusë të mos njohë pavarësinë e Kosovës.

Këtë premtim edhe e ka marrë në takim me krerët e kishës. Mos njohja e Kosovës nga Vatikani është një gjë reputacioni. Por, për presidentin Vuçiq do të ishte shumë e rëndësishme që Papa Françesku ta vizitojë Serbinë.

Stefan Surliq, ligjërues në shkenca politike, thotë se Vatikani nuk e njeh Kosovën, por qëndrimet kanë ndryshuar.

“Vatikani ka ndryshuar politikën ndaj Kosovës bazuar në njerëzit që emëron dhe ata që janë përgjegjës për Kosovën. Por, porositë e Papës kanë qenë për paqe ndërsa njohja nuk ndodh, pasi Vatikani nuk dëshiron të përfshihet pa një marrëveshje mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, njofton TVKlan.