Ballina Aktuale Myftiu Jusufspahiq: Është e rrezikshme të ngrihet përkatësia kombëtare mbi vlerat morale...

Myftiu Jusufspahiq: Është e rrezikshme të ngrihet përkatësia kombëtare mbi vlerat morale që i atribuohen besimit

SHPËRNDAJE

Myftiu Jusufspahiq përfaqësoi Serbinë në Konferencën e 31-të Islamike Botërore në Kajro, të organizuar nga Ministria e Vakëfit e Republikës së Egjiptit, e udhëhequr nga Ministri i Vakuf Sheik Muhamed Muhtar Jum, dhe sponsorizuar nga Presidenti egjiptian Abdelfatah Sisia.

Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë ministrat dhe myftitë nga 55 shtete dhe mbi 150 studiues islamë.

Myftiu Jusufspahiq tha se ishte një nder i madh të takohesh me të pranishmit në tubimin e Kajros dhe i përshëndeti të gjithë në emër të myslimanëve të Serbisë.

Myftiu fillimisht theksoi fisnikërinë e organizatorëve, gjë që reflektohet në ftesën për të marrë pjesë në një komunitet të vogël mysliman, siç është Bashkësia Islame e Serbisë, e cila ka rreth 600,000 anëtarë, ku iu dha mundësia të prezantohet në një mbledhje kaq të madhe dhe të rëndësishme.

– Ne (myslimanët) duhet të pranojmë detyrimin për të marrë pjesë në ndërtimin e shteteve (në të cilat jetojmë) për hir të Zotit të Lartësuar, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të mirën e të gjithë komunitetit. Unë nuk besoj në atë që sot quhet Islam modern, sepse gjithnjë ka të njëjtat parime të së mirës dhe si i tillë Islami jet për të gjitha kohërat dhe do të mbetet si rruga drejt Zotit me anë të së cilës të shkosh dhe jo si diçka që adhurohet, sepse vetëm Zoti adhurohet – tha Myftiu Jusufspahic, ndër të tjera.

Në vazhdim të fjalimit, Myftiu tregoi dështimin dhe rrezikun e ngritjes së nacionalizmit dhe vendosjen e kombësisë përpara vlerave morale që që i atribuohen besimit. (Marrë nga portal Republika/transmeton Jetapress/.