Ballina Humor-argëtim MARSHI I BASHKIMIT!

MARSHI I BASHKIMIT!

SHPËRNDAJE

Satirike

Prapë shqiptarët ndahen,
Sa keq nëpër nisma…
Por, kur ishim bashkë
Në paqe dhe krisma?!

Si të shkojnë proceset
Hipur mbi tri rrotë,
Të ndarë nëpër shtete
Kështu siç jemi sot!

Kërkojmë me nxitim
T’na pranoj Evropa,
Ashtu të copëtuar
Me mezhde dhe gropa !

E nisëm së mbari
Me një opsion,
Po na doli « klluçe »
Kjo ideja jonë !

Lindën dhe të tjera
Lëvizje me çmim,
Sikur kjo e fundit
Marshi për bashkim !

Që na vjen serbes
Për festë pa rezervë,
Nga Tirana jonë
Deri në Preshevë!

Me shpresë nuk na del
– Marshi Barabaj’
Kur mallkonte Noli
Me buzën në vaj!

I tillë qenka fati
Të kalojmë për festë,
Në vend se të gëzohemi
Hidhemi në protestë!

Le të jetë ky Marsh
Një hap ndër shqiptarë,
Me urim Flamuri
Për bashkim kombëtar!

Spica Metalike
(Karikatura e huazuar dhe e përpunuar)