Ballina Humor-argëtim LËKUNDJET SERIKE

LËKUNDJET SERIKE

SHPËRNDAJE

Po lëkundet toka,
Sikur s’gjen qetësi,
Sepse ne shqiptarët
S’jemi në terezi…

Në këto situata
Frika është normale,
Por, jo dhe veprimet
E tona banale…

Që kalojnë kufijtë
Me shumë marifete,
Thua s’jemi prekur
Në jetë me tërmete!

Me këtë lloj trishtimi
Deri në atë masë,
Sa t’na ndjek paniku
Si hije nga pas!

S’jemi ne shqiptarët
Të vetmit në botë,
Që nga këto lëkundje
Jemi dridhur fort!

Kalon kjo sprovë
Me sfida në jetë,
Ndihmat po na vijnë
Nga çdo kontinent!

Na duhet durimi
Besimi dhe shpresa,
Zonat e tërmetit
Kthehen në ndërtesa !

Nga një kompenzim
Për të gjithë me radhë,
Duke i kujtuar…
Shpirtat nën gërmadhë!

Spica Metalike