Ballina Aktuale Myftiu i Luginës, Nexhmedin Saqipi, uron festat e Krishtlindjeve ortodokse

Myftiu i Luginës, Nexhmedin Saqipi, uron festat e Krishtlindjeve ortodokse

SHPËRNDAJE

Me rastin e festave të Krishtlindjes ortodokse, Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, të gjithë besimtarëve ortodoks, duke llogaritur edhe ata në Komunën e Bujanocit.

“Të nderuar besimtarë ortodoks, me rastin e festës së Krishtlindjeve, kam nderin e veçantë t’ju drejtohem me këtë mesazh urimi e përgëzimi juve,  meshtarëve tuaj, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi”, thotë Myftiu Saqipi, drejtuar besimtarëve ortodoks.

Festat fetare, thuhet më tej në mesazhin urues të Myftiut Saqipi, te ne gjithherë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë, nga të cilat kemi mësuar e kultivuar tolerancën, harmoninë, ndërgjegjësimin  për paqen e respektin e dashurinë për tjetrin, njofton Jetapress.