Ballina Aktuale Mali i Zi dhe retorika klero – fashiste serbe

Mali i Zi dhe retorika klero – fashiste serbe

SHPËRNDAJE

Ngjarjet e datës 26 dhjetor të vitit të kaluar në parlamentin e Malit të Zi na rikujtuan tentimin e grushtetit nga tetori i vitit 2016, por duke marrë përmasa tjera, kësaj here në aspektin klerikal si asnjëherë deri më tash.Tensioni i krijuar në sallën e parlamentit ndikoj që nga aty me anë të policisë të largohen deputetet e opozitës serbe, ku shumica parlamentare miratoj Ligjin mbi liritë fetare.

Dhe ishte pikërisht ky ligj që krijuan tensione në mes raporteve serbo-malazeze, në Mal të Zi por edhe në mes Podgoricës dhe Beogradit si asnjë herë më parë, nga koha e shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006. Në Beograd jo vetëm u përkrahën serbët në Mal të Zi, por u protestua në rrugë duke djegur flamurin malazez para ambasadës së Malit të Zi në Beograd. Me veprimin e tillë vandal del së politika serbomadhe nuk ka marrë mësim nga e kaluara, duke mos mundur të pranojnë identitetin malazez dhe shtetësinë e këtij vendi, nga del se një politikë e tillë vazhdon të jetë faktor destabilizues në këtë regjion si në të kaluarën e deri në ditët tona.

Ligji sipas standardëve europiane

Ndonëse një ligj i tillë është përgatitur nga viti 2014, ai ka kaluar procedurën e rregullt madje ka kaluar edhe Komisionin e Venecias, duke qenë në harmoni me standardët e BE-së, por subjektët politike serbe në pralament ishin kategorikë për ta penguar ate me të gjitha mjetet.

Ky ligj ka nxitur protesta të dhunshme, zemërim dhe kërcënime të komunitetit serb dhe të KOS-it në Mal të Zi.

Duke marrë parasysh se me këtë ligj do të rregullohen raportët e bashkësive fetare me shtetin, që do të thot se ata duhet të regjistrohen si subjekt juridik siç janë Bashkësia Islame e Kisha Katolike, diçka e tillë refuzohet nga KOS-i. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë është dëshmi e mjaftueshme se kisha serbe nuk pranon shtetin e Malit të Zi e më te edhe pavarësinë ligjore, sikurse veprojnë subjektët tjera fetare në Mal të Zi, por ate e trajton si provincë serbe. Dhe një qendrim i tillë nuk është befasi se ata kanë qenë të priviligjuar deri më tash, pothuaj si shteti në shtet, sepse nuk kanë dhënë llogari për pronat dhe përfitimet financiare, që është shkaku kryesor i kontestimit të ligjit nga ana e tyre, e jo përdorimi i manastireve dhe objektëve fetare ortodokse, që sipas tyre janë serbe.

Koordinimi nga Beogradi

Nuk është fshehtësi se në Beograd subjektët politike serbe në Mal të Zi, marrin këshilla për veprimin e tyre politik, ndërsa tash janë në një mendje me përfaqësuesit e KOS-it. Organizimi i shetitjeve të qytetarëve mbeshetës së KOS-it, në disa qytete të Malit të Zi, dhe pjesëmarrja masive e qytetarëve ortodoks, dëshmon së nuk kemi të bëjmë me shetije spontane por me një organizim të planifikuar. Ndërsa vazhdimi i tyre dy herë në javë(enjte e dielë), nën organinizimin e KOS-it, paraqet presion në pushtetin e Malit të Zi për të tërhequr ligjin e miratuar, dëshmon së kemi të bëjmë me një strategji perfide për të destabilzuar Malin e Zi.

Ngjarje që të përkujtojnë vitin 1918

Në opinionin promalazez ngjarjet e tilla rikujtojnë vitin 1918, kur Malit të Zi iu eliminu pavarësia, duke humbur shtetësinë, e më këtë edhe identitetin kombëtar si dhe kishën autoqefale malazeze, nën dirigjinim e pushtezit serb të asaj kohe. Pikërisht duke marrë parasysh faktet e tilla historike, në Mal të Zi vazhdon të ekzistojë një opinion i ndarë në dy pjesë në mënyrë identike si në ditën e referendumit për pavarësi të Malit të Zi mbajtur me 21 maj 2006. Janë pikërisht forcat politike serbe të cilat i qendrojnë besnik projektit politik të Serbisë së Madhe, ku mbeshtetje kanë edhe të KOS-i, e cila këtu është filialë e politikës serbomadhe, nga shekulli i kaluar e deri në ditët tona.

I këtij konstatimi në një intervistë është deklaruar presidenti i vendit M.Gjukanoviqi duke cekur se “kisha ortodokse serbe ruan infrastrukturën e Serbisë së Madhe”, më një fjalë punon për interesat e Serbisë. Ndonëse një konstatim i tillë vjen pas tridhjetë vitesh, jep për të kuptuar se edhe pushteti aktual në Mal të Zi, përfundimisht e ka kuptuar se politika klero-fashiste serbe paraqet rrezik potencial për identitetin dhe pavarësinë e Malit të Zi.

Shqiptarët dhe Kisha ortodokse serbe

Në lidhje me këtë çështje shqiptarët në Mal të Zi janë të parët të cilët janë ballafaquar me aspiratat uzurpuese e asimiluese të KOS-it, por në atë kohë pushteti dhe qeveria malazeze ka heshtur sepse ishte në mbeshtetje të politikës serbomadhe. Kujtojmë më këtë rast marshimin e grupit të armatosur të KOS-it me në krye mitropolitin A.Radoviqin për liturgji të Manastiri në Krajë më 4 qershor 1991, duke provokuar e kërcënuar shqiptarët me armë në Ostros-Krajë, por edhe banorët e vendbanimeve tjera në Anë të Malit në kthim më pas në Tivar.

Po ashtu duhet cekur se KOS-i ka pasur duart e lira në ndërtimin e objektëve kishtare në ujdhesat e liqenit të Shkodrës, duke shkatërruar mjedisin dhe trashëgiminë kulturore, në prona të cilat janë të popullsisë vendase-kranjane.

Në këtë aspekt ngjarje të veçantë paraqet vendosja e objektit metalik, të quajtur si kishë në majen e malit të Rumisë me 18 qershor 2005, me mbeshtetje të pushtetit malazez të kohës. Ndonëse ndaj një veprimi të tillë provokues kanë reaguar pushteti qendror, duke e vlerësuar vendosjen e teneqes “kishë” si të pa ligjshme dhe si e tillë duhet të hiqet nga aty, por deri më tash nuk është vepruar konkretisht në këtë drejtim.

Ndërsa provokim i veçantë paraqet tentimi i ndërtimit të kishës ortodokse serbe në fshatin Martinaj të Gucisë, në mjedis ekskluziv shqiptar(26.5.2013), ku kemi pasur reagim nga shqiptarët e këtij vendbanimi, të cilët nga pushteti janë dënuar me burgim dhe me gjoba. Çështja e tillë ka mbetur ende në tentativë, ku pushtetarët kanë reaguar, duke penguar punimet në këtë drejtim.

Në kuadër të interesimit të tyre klerikal dhe politik qyteti i lashtë i Shasit mbetet në qendër të interesimit të vazhdueshëm të KOS-it duke e vizituar në raste të festave fetare. Kujtojmë së fundi protestën e mbajtur në Shas me 8 korrik 2018 nga qytetarët e Anës së Malit dhe ndalimin e organizimin e liturgjisë në kishat e Shasit. Ndonëse pjesëtarët e KOS-it ishin së bashku me mitropolitin A.Radoviqin, prania e forcave policore pëngoj kofrontimin me popullatën vendore. Megjithate mbajtja e liturgjisë u realiziu në afërsi të Kishës së Shën Gjonit e jo brenda saj, si rezultat i protestës së popullsisë vendore që pati jehonë në opinion e gjerë.

Bojkotimi i zgjedhjeve si presion

Janë pikërisht ngjarjet e fundit në Mal të Zi, ku qytetarët paten mundësi të kuptojnë në mënyrë transparente politikën klero-fashiste serbe dhe qellimet e tyre kundër të gjithë të tjerëve që nuk janë mbeshtetës të politikës serbomadhe e veshur me kostumin klerikal. Është ky një presion psiqik edhe ndaj bashkësive të tjera fetare e sidomos të pjesëtarëve të popujve pakicë, duke harruar se kemi të bëjmë me shtet të qytetarëve e jo teokratik.

Madje duke marrë si shkas miratimin e këtij ligji si dhe shetitjet e qytetarëve ortodoks serb, partitë politike serbe kanë deklaruar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të bojkotohen nëse një ligj i tillë nuk do të tërhiqet nga kuvendi. Nuk ka dilemë se deklaratat e tilla janë presion kundër pushtetit dhe demokracisë parlamentare./presheva.com/