Ballina Aktuale Thaçi: Ndërkombëtarët kanë heshtur ndaj mosndëshkimit të serbëve për krimet në Kosovë

Thaçi: Ndërkombëtarët kanë heshtur ndaj mosndëshkimit të serbëve për krimet në Kosovë

SHPËRNDAJE

Në një panel në të cilin është i pranishëm edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po diskutohet në lidhje me krijimin e një Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin, raporton Zëri.info.

Në këtë diskutim presidenti theksoi se Serbia ka kryer shume krime në Kosovë për të cilat nuk ka gjetur ndëshkim dhe për këtë gjë, siç ka thënë ai, ka heshtur totalisht edhe Bashkësia Ndërkombëtare.

“Serbët që kanë kryer krime në Kosovë nuk ndëshkohen në Serbi. Kemi heshtje totale ndërkombëtare ndaj mosndëshkimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Thaçi./Zëri/