Ballina Aktuale Saqipi: Solidarësia dhe humaniteti janë nga vlerat më të rëndësishme të shoqërisë...

Saqipi: Solidarësia dhe humaniteti janë nga vlerat më të rëndësishme të shoqërisë sonë

SHPËRNDAJE

Koordinatori i Shoqërisë Civile Nexhmedin Saqipi, priti në rezidencën  e tij kryetarin e Organizatës “ZemZem” Fikret Limani, nga Presheva, me të cilin bisedoi për shumë gjëra që kanë të bëjnë lidhur me jetën humanitare, kulturore, fetare e politike në Luginë të Preshevës.

Koordinatori Saqipi e njoftoi për së afërmi kryetarin e shoqatës humanitare z. Limani, për zhvillimet kulturore në vend e rajon, për periudhën e vështirë të pandemisë dhe solidaritetin midis njerëzve në këto kohë të vështira, duke e përgëzuar mysafirin për aksionet humanitare të kësaj organizate, e cila e shtrin veprimtarinë e saj edhe përtej Komunës së Preshevës me rrethinë.

Kryetari i Organizates “ZemZem” Fikret Limani, u falënderua për mikpritjen vëllazërore dhe mbështetjen, që po e jep Shoqëria Civile, në aksionet humanitare dhe solidare, të cilat po i ushtron kjo organizatë në këtë rajon. Ai, gjithashtu, ka përshëndetur nismën e Shoqëria Civile për të unifikuar subjektet politike gjatë zgjedhjeve lokale të 21 qershorit dhe mobilizimin e votuesve për ta kryer obligimin qytetar në mënyrë kulturore, të  matur dhe të urtë, njofton Jetapress.