Ballina Aktuale Presidenti Vuçiq kundër formimit etnik të qeverisjes në Bujanoc

Presidenti Vuçiq kundër formimit etnik të qeverisjes në Bujanoc

SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në edicionin qendror të lajmeve të Radio Televizionit të Serbisë „Ditari”, ka reaguar i mllefosur për formimin e qeverisjes së re lokale në Bujanoc, të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit.

Duke folur për rreth përfshirjes së shumicës shqiptare në parlamentin lokal, Vuçiq ka thënë se shqiptarët po kërkojnë pushtet në nivel qeveritar me vetëm 1 për qind, ndërsa po përjashtojnë nga pushteti lokal, siç është shprehur ai 42 për qind të serbëve”, njofton “Ditari”, transmeton Jetapress.

„ Vetëm një ditë pasi ishin tek unë dhe kërkuan përfshirje në qeveri, shkuan në Shqipëri për të ndërtuar koalicionin e tyre „, tha presidenti serb Vuçiq,duke shtuar se me këtë po tentohet të nënvlerësohet Serbia. Ai, më tej numrin e shqiptarëve në Medvegjë e quajti manipulim, duke u shprehur se atje jetojnë vetëm 300 shqiptarë, njofton “Ditari” transmeton Jetapress.

Vlen të ceket se seancën konstituive të Parlamentit lokal në Bujanoc e kanë braktisur këshilltarët e partisë së Vuçiqit dhe ata nga radhët e socialistëve, të cilët një veprim të tillë e lavë vlerësuar të ngutshëm, madje jo të dobishëm për qytetarët e Bujanocit, duke aluduar se në këtë komunë, që dikur ishte model i multietnicitetit me një ambient të volitshëm për investime shtetërore dhe ndërkombëtare, tani e tutje s'do të ketë projekte e donacione si më parë. 
Në deklaratat e tyre, përfaqësuesit e Listës serbe për Bujanocin, kanë thënë se:  "Kjo është hera e parë që pas 18 vjet ky kuvend të mos jetë multietnik, duke e vlerësuar një vendim i tillë të dëmshëm për të gjithë qytetarët. Jashtë qeverisjes lokale kanë mbetur 13 këshilltarë serbë dhe dy romë, njofton Jetapress.