Ballina Lajme Nga Rajoni Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor për 14 shtator

Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor për 14 shtator

SHPËRNDAJE

Në një mbledhje ku ka qenë prezent ministri i Arsimit, ai i Shëndetësisë, kryetari i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përfaqësues të sindikatës, këshillit të prindërve, është marrë vendim që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor për 14 shtator.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri.Vendimi është marrë pas kërkesës së Sindikatës së Arsimit që të shtyhet ky proces për shkak se shkollat nuk kanë arritur të përgatiten.Në dakordim theksohet se fillimi i vitit të ri shkollor më 14 shtator do të vijojë sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit për fillimin e mësimit, Master Planit të MASH-së dhe Udhëzuesve përkatës të miratuar nga Qeveria.

Sipas vendimit, shtyrja e fillimit të vitit shkollor bëhet me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit: distanca, bartja e maskës dhe pastërtia.