Ballina Aktuale Presidenti Vuçiq priti sportistët e rinj nga Kosova në Presidencën e Serbisë

Presidenti Vuçiq priti sportistët e rinj nga Kosova në Presidencën e Serbisë

SHPËRNDAJE

“Presidenti Aleksandar Vuçiq priti sportistët e rinj nga Kosova dhe Metohia në Presidencën e Serbisë. Para takimit me Vuçiqin, Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit, Nikola Selakoviq, i çoi mysafirët nëpër ndërtesën e Presidencës.

Rreth 50 djem dhe vajza erdhën nga Kosova, të cilëve Presidenti Vuçiq iu shpërndau edhe topa dhe pajisje sportive. Fëmijët nga Kosova erdhën nga Leshko, Mitrovica e Kosovës, Zubin Potok dhe vende të tjera dhe ata e përshëndetën presidentin me duartrokitje”, shkruan “Novosti”.

“Unë dua që ju të rriteni në shkollat dhe familjet tuaja, si qytetarë krenarë të Serbisë, të dini se ku është atdheu juaj dhe ku është kryeqyteti i juaj, dhe të luftoni me gjithë zemrën tuaj për vendin tuaj, Serbinë, dhe të jeni të mirë, punëtor dhe të zellshëm. Në sport. mësoni të humbni dhe fitoni dhe të pranoni të dyja me dinjitet”, kështu iu ka thënë Vuçiq. Këta fëmijë i ka pritur me 29 gusht!