Ballina Aktuale Trump: Vendet islamike dhe arabe do ta ndjekin shembullin e Izraelit për...

Trump: Vendet islamike dhe arabe do ta ndjekin shembullin e Izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën

SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se shembullin e Izraelit, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën do ta ndjekin edhe vendet tjera islamike dhe arabe.

Trump përmes një postimi në Twitter ka thënë se është një ditë e madhe kjo për paqen me Lindjen e Mesme.

“Një ditë tjetër e madhe për paqen me Lindjen e Mesme – Kosova dhe Izraeli me shumicë myslimane kanë rënë dakord të normalizojnë lidhjet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike. Të lumtë! Më shumë vende islamike dhe arabe do të ndjekin së shpejti”, shkruan Trump. /Telegrafi/SHPËRNDAJE.