Ballina Aktuale Grenell pas vizitës në Prishtinë, shkon në Beograd/ Pritet me përqafim të...

Grenell pas vizitës në Prishtinë, shkon në Beograd/ Pritet me përqafim të ngrohtë nga Bërnabiq

SHPËRNDAJE

Këshilltari special i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenel, dhe një delegacion i Korporatës Financiare të Zhvillimit Amerikan, DFC, arritën sonte në Beograd për një vizitë dy-ditore, gjatë së cilës ata do të diskutojnë me partnerët dhe zyrtarët serbë projekte që do të financohen pjesërisht nga fondi amerikan.

Përfaqësuesit e DFC dhe Grenell mbërritën në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit rreth orës 21:40.