![avdullah-hoti-donald-trump-780x439](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2020/10/avdullah-hoti-donald-trump-780x439-1-640x360.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditë më parë ka pranuar një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Trump përmes kësaj letre ka falënderuar Hotin që ka marrë pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë.
“E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundër për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit në mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet në letrën e Trump.
Kryeministri Hoti ka falënderuar presidentin Trump për përkushtimin e tij.
“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA!”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Telegrafi/