Ballina Aktuale Borrell: Kërkojmë nga Kosova e Serbia të punojnë në mirëbesim, në dritë...

Borrell: Kërkojmë nga Kosova e Serbia të punojnë në mirëbesim, në dritë të kompromisit

SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në një konferencë për media pas takimit me ministrat e jashtëm të BE-së, ka thënë se suksesi në dialogun Kosovë – Serbi është çelës për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në vet Bashkimin Evropian.

Ai tha se në takimin e sotëm i është dhënë mbështetje e fuqishme edhe të dërguarit special të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Zeri.info.

“Mbesim të përkushtuar që ta çojmë dialogun në një përfundim të suksesshëm. Kërkojmë nga palët të punojnë në mirëbesim, në dritë të kompromisit, mes vete. Suksesi në këtë dialog është çelës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për vet Bashkimin Evropian. Këshilli ka ofruar mbështetjen e plotë dhe unitetin për këtë çështje, dhe mbështesim fuqishëm Lajçakun”, tha Borrelli. /Zëri/