Ballina Aktuale Lajçaku raportoi para ministrave të jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë –...

Lajçaku raportoi para ministrave të jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi

SHPËRNDAJE

Në Luksemburg është mbajtur takimi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim u diskutua edhe për procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Aty raportoi i ngarkuari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i cili e ka mirëpritur këtë mundësi.

Lajçaku, përmes një postimi në “Twitter”, theksoi se është mirënjohës ndaj ministrave të jashtëm të BE-së për interesin dhe mbështetjen e dhënë në këtë takim.

“E mirëprita mundësinë për t’iu drejtuar ministrave të jashtëm të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme. Jam mirënjohës për interesin e tyre të sinqertë dhe mbështetjen e fortë. Diskutimi i sotëm konfirmoi se dialogu është i lidhur qartë me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Lajçaku. /Zëri/