Ballina Aktuale Ivica Daçiq u zgjodh kryetar i ri i Parlamentit të Serbisë

Ivica Daçiq u zgjodh kryetar i ri i Parlamentit të Serbisë

SHPËRNDAJE

Beograd, 22 tetor – Presidenti i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, njëherit ish ministri i jashtëm i Serbisë u zgjodh sot, kryetar i ri i Parlamentit me 225 vota për, dhe vetëm një votë kundër.

Kundër zgjedhjes së tij ishin vetëm deputetët e pakicave atyre shqiptare dhe boshnjake. Në fillim të seancës pati përplasje në mes deputetit shqiptar, Shaip Kamberit dhe vet Ivica Daçiqit. Kamberi kundërshtoi zgjedhjen e Daçiqit për kryetar Kuvendi, meqë sipas tij ai nuk e meriton atë post përderisa shkel të drejtat e pakicave dhe mohon krimet e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës.