Ballina Aktuale Presidenti Thaçi pret aktivisten nga Medvegja Lirona Zuka

Presidenti Thaçi pret aktivisten nga Medvegja Lirona Zuka

SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur në një takim miqësor aktivisten nga Medvegja Lirona Zuka. Ajo në rrjetin e saj social të facebookut, tha shkruar se “Ishte nder dhe kënaqësi për të si Medvegjase të pritet në takim nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjithashtu ajo falënderon presidentin Thaçi për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm politik që Medvegja, Bujanoci dhe Presheva si pjesë e tërësisë etnike shqiptare, t’i bashkohen Republikës së Kosovës.

“Më e vështirë ka qenë bërja e Kosovës shtet, se sa bashkimi i Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës me Republikën e Kosovës, gjë të cilën unë do mundohem ta realizoj dhe për të cilën janë plotësisht të pajtimit shqiptarët e këtyre komunave!”, thuhet në prononcimin e presidentit Thaçi.

Medvegja është pjesë e Republikës së Kosovës, ne jemi një trup që të tjerët padrejtësisht e ndanë!, thotë në vazhdim presidenti Thaçi, njofton Jetapress.