Ballina Publicitet Ja si “na mashtrojnë” yjet për të na bërë të mendojmë se...

Ja si “na mashtrojnë” yjet për të na bërë të mendojmë se jetojnë mes luksit…

SHPËRNDAJE

Shumë të rinj, kryesisht vajza, me përdorimin e gjerë të rrjeteve sociale tentojnë të ekspozojnë një jetë mes luksit. Disa prej nesh mendojnë se yjet e vetëshpallura të “Instagramit” bëjnë një jetë të të mbushur me udhëtime e festa të shumta.

Në fakt, shpesh shumica prej tyre janë një mashtrim. Media britanike, “Metro”, i ka kushtuar një artikull të tërë mashtrimeve në rrjete sociale. Ata kanë marrë shtysë nga një postim i Maison Melissa, e cila poston shumë foto në “Instagram” dhe “Tik Tok”.

“Nahhhh sapo zbulova se vajzat nga LA po përdorin studio fotografike që duken sikur ndodhesh në avion privat. Më pas ata i hedhin këto foto në rrjete sociale. Është e çmendur, që gjithçka po shikoni është jetë false”, tha Melissa.Image

Një influecuese “Instagrami”, Kennedy Cymone, e cila numëron plot 1.6 milionë ndjekës në rrjet, pozoi një foto që e shfaqte atë në mes të një “mali” me para. Po ashtu, edhe Azra Mian, e cila numëron mijëra ndjekës në rrjet, bëri të njëjtën gjë.

Në të vërtetë, çdokush në fakt mund ta marrë me qira këtë avion dhe të imitojë mënyrën e jetës mes luksit. E vendosur në Boyle Heights, Los Angeles, seti është në dispozicion për vetëm 64 dollarë në orë. Quhet Olympia 4 dhe mund të përdoret për të shkrepur çdo video ose foto.