Ballina Aktuale Frika nga virusi, sëmundja dhe vdekja

Frika nga virusi, sëmundja dhe vdekja

SHPËRNDAJE

Nga Nexhmedin Saqipi

Nuk duhet njerëzit të frikësohen nga sëmundjet dhe vdekja, por , të frikësohen nga veprat e liga, nga padituria, injoranca, mendjemadhësia, rebelimi dhe degjenerimi shoqëror!

Njerëzit e këqij janë ata, që në këto situa të rënda, i shfrytëzojnë fatkeqësitë shoqërore për t’i realizuar qëllimet e veta familjare, partiake, klanore e institucionale.

Këto dukuri shqetësuese, vijnë të ashpërsuara sidomos në këto dy vitet e fundit, saktësisht pas paraqitjes së pandemisë me emrat Korona dhe Covid 19, të cilëve u është sëmurë truri, duke mbjell frikë nga sëmundjet kinse anësore dhe duke ngatërruar vdekjen e natyrshme me atë të imponuar nga virusi botëror, për qëllime politike dhe komerciale.

Njerëzit e vendeve më pak të zhvilluara ekonomikisht, veçmas ato provinciale, më shumë e ndiejnë këtë frikë, të kthyer në panik pa nevojë, vetëm për t’ua realizuar ambiciet e mbrapshta të politikës injorante e cila i ka futur aty ku nuk e ka vendin.

Sot, mjerisht, qytetari i zakonshëm, që nga orët e mëngjesit e deri në mbrëmje, nuk dëgjon tjetër vetëm raporte, që kanë të bëjnë me vdekjen e njerëzve, sëmundjet dhe virusin sezonal. Në këtë drejtim më shumë njerëzit merren me sëmundjet e vdekjen se sa me jetën dhe gjallërimin.

Kësaj situate kaq të vështirë, nuk po i kontribuon vetëm politika diletante, por edhe mediumet joprofesionale, të cilat, për fat te keq, janë bërë si shteti dhe virusi, që ecin paralel për t’i përligjur veprimet e tyre.

Pavarësisht nga këto dukuri negative, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga sëmundja dhe vdekja, të cilat kanë lindur së bashku me njeriun. Ato nuk duhet të keqpërdoren nga ajo kategori e njerëzve dhe pushteteve, të cilat janë mësuar të manipulojnë me to, për ta mbajtur popullin në frikë e panik, në mënyrë që t’u zgjatet jeta, duke bërë vepra jonjerëzore.

Politika injorante dhe shëndetësia e komprementuar, kanë krijuar mekanizma nga poshtë e deri lart, se si ta shfrytëzojnë qytetarin, duke ia vjedhur votën e duke ia rrëmbyer paratë, për t’i mbrojtur nga virusi, sëmundja dhe vdekja. Të gjitha këto veprime të këqija bëhen, po ashtu ta zhveshur njeriun nga vlerat njerëzore dhe për ta radhitur atë në një shoqëri të degjeneruar e pa perspektivë.

Pushtetet për ta mbajtur veten, në këto situate të rënda, nuk i kursejnë qytetarët nga taksat e tatimet, ato ua mbyllin bizneset, ua prishin projektet, në emër të masave të marra për mbrojtjen e shëndetit publik. Tani kanë gjetur edhe një stil tjetër të veprimit online, qoftë nëpër shkolla, qoftë nëpër institucione, duke e izoluar totalisht individin nga rrethi shoqëror dhe farefisnor.

Reduktimi i punës dhe lëvizjes njerëzore, bart në vete edhe një rrezik tjetër, të ndrydhjes së trurit, që njerëzit të mësohen të jetojnë nga frika e me këtë edhe t’u binden me dëgjueshmëri deri në servilizëm ligjeve të shteteve dhe pushteteve ku jetojnë.

Shoqëria jonë shqiptare, nuk ka qenë kurrë më e ngarkuar se sot me këso probleme artificial, të cilat i sheh dhe i ndien se janë falco, por nuk ka guxim të merret me to me format demokratike për të vepruar ndryshe. Një shoqëri e tillë nuk do të lirohet nga këto dukuri, për deri sa nuk e ngrit zërin e saj për t’i ndryshuar këto rrethana të imponuara. Nuk thuhet kot: “Zëri i popullit është zëri i Zotit!”  Më mirë vonë se kurrë!