Ballina Teknologji Për herë të parë në 14 vite AMD kalon Intel

Për herë të parë në 14 vite AMD kalon Intel

SHPËRNDAJE

PassMark gjithashtu thotë se procesorët Intel zënë 61.7% të testimeve totale në platformë ndërsa AMD vetëm 38.2%.

Që nga lançimi i platformës Ryzen pothuajse 4 vite më parë, AMD në mënyrë të vazhdueshme ka parë rritjen e pjesës së tregut në hapësirën e procesorëve desktop.

Sipas të dhënave që vinë nga PassMark, kompania më në fund ka parakaluar Intel në tregun e procesorëve desktop, të paktën për një moment të shkurtër.

Të dhënat të cilat matin sesi janë përdorur procesorët Intel dhe AMD në testimet e PassMark, tregojnë AMD që zë 50.8% të testimeve ndaj Intel me 49.2%. Por tani databaza e PassMark tregon një rritje të Intel edhe pse me një diferencë të ngushtë prej 0.1%.

Duhet të theksohet se Intel ende dominon në tregun e laptopëve dhe serverë me 83.2% dhe 98.85 të testimeve të bëra në PassMark respektivisht. PassMark gjithashtu thotë se procesorët Intel zënë 61.7% të testimeve totale në platformë ndërsa AMD vetëm 38.2%.

Nuk ka dyshim në rritjen galoponte të AMD në 3 vite e gjysmë. Kompania me të vërtetë po kërcënon dominimin e Intel që nuk është kontestuar që prej mesit të viteve 2000 përpara se të mbërrinte arkitektura Core 2 në mesin e 2006 që dërrmoi AMD. /PCWorld Albanian