Ballina Aktuale Politika kosovarçe: tërhiq e mos këput!

Politika kosovarçe: tërhiq e mos këput!

SHPËRNDAJE

Nga Nexhmedin Saqipi

Gjithkund në vendet demokratike botërore, procesi zgjedhor zhvillohet në mandatin katërvjeçar, vetëm në Kosovë ngjet e kundërta. Ky fenomen, mjerisht, përsëritet, duke lënë prapa një përvojë të hidhur te elektorati dhe një imazh i keq për Kosovën, njërës nga shtetet më të reja në botë.

Kjo dukuri negative politiko-shoqërore, po e arrin kulmin, në këto zgjedhjet e fundit, të cilat janë shpallur të mbahen, më 14 shkurt, në ditën e Shën Valentinit, ndryshe në ditën e të dashuruarve, të p o ashtu po vijnë në një periudhë të vështirë pandemike dhe ekonomike. Këto zgjedhje si ato të mëparshme na erdhën të papritura, të parakohshme, sepse nuk u lejua që ato të përfundojnë në mandatin e caktuar për katër vjet.

Elektorati kosovar, si duke është mërzitur me politikën dhe liderët partiakë, të cilët të joshur nga ambicjet për pushtet, famë e kapitale, nuk zgjedhin metoda dhe mjete, ata janë të gatshëm të shkelin mbi gjakun e dëshmorëve e vlerat e luftës çlirimtare, vetëm e vetëm që t’i përmbushin  apetitet e tyre të pangopura.

Rivaliteti

Disa nga disa liderë politikë kosovarë, mezi kanë pritur që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerët, të shkojnë në Hagë e të tjerët, që kanë mbetur të zhvillojnë fushatë elektorale për pushtet. Ata, tani e kanë më lehtë në zgjedhje se nuk i kanë rivalët potencialë dhe e keqja më e madhe është se shfrytëzohet mungesa e tyre, sakrifica e tyre për të mbrojtur vlerat e UÇK-së dhe pavarësinë e Kosovës.

Në mesin e liderëve aktualë kosovarë gjenden aso, që ankohen te kushtetuesja, që nuk po i jep të drejtë Albin Kurtit të kandidohet për deputet, kurse për kryeministër nuk kontestohet fare. Çfarë paradoksi! Tani, ata kundërshtojnë me politikën dredharake se nuk e duan kryeministrin po deputetin.

Në këtë stil të lojës: tërhiq e mos këput, është shumë lehtë të jesh i pari në këtë gara kur tjetrit ia ke lidhur këmbët!

Keçmenaxhimi

Politika kosovarçe, duhet të ndryshoj në koncept dhe përmbajtje. Kosovës i duhen liderë politikë dhe institucionalë, pragmatikë, me përvojë e maturi politike, përfaqësues të denjë për t’i çuar proceset demokratike, për t’u kthyer buzëqeshjen qytetarëve, të cilët janë lodhur dhe katandisur nga ngërçet politike dhe kolapset ekonomike.

Në këtë drejtim nuk është i pafajshëm as faktori ndërkombëtar, i cili po bën sehir nga jashtë, duke mos i penguar këto dukuri negative, të cilat po i kushtojnë shtrenjtë qytetarëve të Kosovës, të cilët në këtë drejtim, po kërkojnë ndryshme në qeverisjen shtetërore, shpesh të kapur në nepotizëm e keçmenaxhim të parasë publike.

Legjitimiteti

Populli i Kosovës, kërkojnë nga këto zgjedhje të dalin përfaqësues legjitimë, të cilët do ta arsyetojnë votën e qytetarëve, për një Kosovë, stabile, paqësore e demokratike, jo për një udhëheqje që mendon vetëm në zgjedhje, të cilat po i kushtojnë shtrenjtë Kosovës me miliona e uro, që me ato para kish me u ngritë cilësia e arsimit e shëndetësinë, pse jo edhe për të ndihmuar Lugina e Preshevës me një spital, që aq shumë ka nevojë në këto kohë të vështira pandemike.