Ballina Teknologji Pse karikimi i smartfonit gjatë natës është i dëmshëm për baterinë

Pse karikimi i smartfonit gjatë natës është i dëmshëm për baterinë

SHPËRNDAJE

Numri i cikleve të pritshme tregon sesa herë mund të karikoni një bateri në 100% dhe ta konsumoni atë plotësisht përpara se të fillojë të humbasë kapacitetin.

Mbase ju mendoni se karikimi i telefonit në 100% gjatë natës është i dobishëm për baterinë, por në fakt është krejtësisht e kundërta dhe madje shkurton jetëgjatësinë e saj.

Ju dëshironi që pajisjet tuaja teknologjike të jetojnë sa më gjatë të jetë e mundur. Të marrësh maksimumin nga bateria është po aq e rëndësishme.

Bateritë e rikarikueshme me kalimin e kohës humbasin kapacitetin e tyre. Ju do të vini re një rënie të kapacitetit që në vitin e parë të përdorimit. Për shumicën prej nesh kalimi i një dite të plotë baterie pas dy vitesh përdorim është thuajse i pamundur.

Prodhuesit madje specifikojnë jetëgjatësinë e smartfonëve përmes cikleve të karikimit të baterisë. Një cikët përcaktohet si një karikim nga 0 deri në 100% dhe rikthim në 0%.

Numri i cikleve të pritshme tregon sesa herë mund të karikoni një bateri në 100% dhe ta konsumoni atë plotësisht përpara se të fillojë të humbasë kapacitetin.

Në pjesën më të madhe të pajisjeve teknologjike bateritë Lithium-Ion janë bërë standard. Nga smartfonët tek laptopët e madje edhe një makinë elektrike.

Bateria Li-Ion më popullore është 18650. Ajo përballen 300 deri në 500 cikle karikimi përpara se kapaciteti i saj të bjerë në 75% ku edhe problemet e para fillojnë të shfaqen.