Lajmi vjen si pjesë e një marrëveshjeje mes Qualcomm dhe Google për të siguruar katër vite përditësime për smartfonët me procesorë Snapdragon.
Samsung do të ofrojë përditësime sigurie për smartfonët Android për 4 vite. Më përpara Samsung kishte premtuar 2 vite përditësime sigurie.
Premtimi për 4 vite përditësime do të aplikohet për të gjithë smartfonët dhe tabletët e lançuar pas 2019-ës si seritë Galaxy S10 dhe disa modele të vjetra Galaxy Tab.
Por Samsung nuk do të aplikojë këtë politikë për smartfonët e segmentit të lartë por edhe për modelet fillestare si Galaxy A10e.
Lajmi vjen si pjesë e një marrëveshjeje mes Qualcomm dhe Google për të siguruar katër vite përditësime për smartfonët me procesorë Snapdragon, edhe pse duhej të ishte aplikuar për modelet e reja. Samsung gjithashtu nuk flet për modelet e smartfonëve me procesorët Exynos.
Është një lëvizje e rrallë në botën Android ku është e zakonshme që smartfonët pas 2 apo maksimumi 3 vite humbasin përditësimet.