Ballina Kuriozitet Një kafshë vdekjeprurëse që ngjan me kandilin e detit pushton plazhet, vret...

Një kafshë vdekjeprurëse që ngjan me kandilin e detit pushton plazhet, vret me tentakulat helmuese

SHPËRNDAJE

Disa krijesa vdekjeprurëse që shpesh ngatërrohen me kandilin e detit janë parë në plazhet e Britanisë dhe ekspertët po i paralajmërojnë të gjithë.

Deri tani incidentet kanë qenë të rralla, por një pickim helmues nga kafsha e quajtur “terror lundrues”, mund të vrasë një njeri, madje edhe nëse ajo ka ngordhur.

Moti i stuhishëm i ka përzënë nga strofullat e tyre të oqeanit dhe tani gjenden në ujërat e cekëta të brigjeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo krijesë e cila mund të rritet deri në 160 metra i gjatë, kohët e fundit është gjetur në plazhin Sennen dhe në afërsi të Portheras Cove në Cornwall, thanë vendasit për CornwallLive.

Ekspertët për kafshë të egra thanë se krijesat gjenden rrallë në Britani, megjithëse ato mund të lashfaqen en mes Shtatorit dhe Dhjetorit pas erërave të forta perëndimore.

Trupat e tyre të purpurta mund të rriten deri në 12 metra, por tentakulat e tyre si shirita mund të rriten deri në 160 metra dhe janë praktikisht të padukshme.

Një zëdhënës i Wildlife Trust tha: Para së gjithash, kjo kafshë nuk është kandil deti. Është një hidrozoan kolonial, i përbërë nga kafshë të vogla individuale të quajtura zooid – secila me funksionin e vetë specifik, për shembull ushqyerja ose shumimi. Ata nuk mund të jetojnë veçmas dhe të funksionojnë së bashku si një kafshë .

Ata nuk mund të notojnë dhe janë në mëshirën e erërave – kjo është arsyeja pse ata shpesh përfundojnë në breg pas stuhive të mëdha. Janë grabitqarë të frikshëm, duke kapur peshq të vegjël dhe krustace me tentakulat e tyre të gjata. Janë këto tentakula për të cilat duhet të keni kujdes gjithashtu – ato mund të pickojnë edhe pasi kafsha të ketë vdekur.”

Njerëzve u është bërë thirrje të mos i prekin krijesat dhe t’i mbajnë kafshët e tyre shtëpiake larg çdo gjetjeje në plazhe.