Ballina Aktuale Jeta në Konçulin e krenarisë kombëtare

Jeta në Konçulin e krenarisë kombëtare

SHPËRNDAJE

Nga Rejhane Rexhepi

Vendbanimi më i afërt i vijës kufitare me Kosovën, është Konçuli, një nga zonat më karakteristike dhe strategjike te hapësirave shqiptare, selia e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë UÇPMB-së, si dhe vendi ku u nënshkrua Marrëveshja Paqësore e Konçulit e vitit 2001 dhe shumë marrëveshje të tjera me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Konçuli, gjithashtu, dallohet nga vendbanimet e tjera të Luginës së Preshevës, për bujari, mikpritje dhe trimëri. Në këtë vendbanim që dikur ishte pjesë e Kosovës, valon Flamuri Kombëtar në katër stinët e vitit, ndonëse në vendbanimet tjera, vetëm një ditë gjatë festës së këtij simboli kombëtar.

Jo vetëm kaq, Konçuli ka dhënë burra të mëdhenj kombëtar jo vetëm për Luginën e Preshevës, por edhe më gjerë në shqiptari, i cili përmendet për një varg lëvizjesh politike me taban kombëtar, duke ngritur lart çështjen e statusit politik të kësaj krahine, që dikur quhej  Kosovë Lindore.

Projektet

Në bazë të një raporti të Bashkësisë Lokale të Konçulit, kryetar i së cilës është Qerim Ameti, bëhet e ditur se gjatë vitit kalendarik, që e lamë mbrapa 2021, në këtë fshat janë realizuar këto projekte:

1. Asfaltimi i 3 rrugëve në fshat: Rruga te Jakupi, Rruga te Reshati, Rruga te Skenderi, projekt i inicuar nga B.Lokale dhe financuar nga komuna.

2. Vendosja e shtyllave betonit dhe ndriçimi i 4 rrugëve të fshatit me llamba elektrike u bë te Latifi i Jahisë, te Bashkimi i Kadrijes, te Lagjeja Bobonjak Magjistrale, te lagjja e Azizit,

3. Mirëmbajtja dhe pastrimi i Xhamisë nga firma ,,Teuta” Mehmet Osmani falas.

4. Ndërtimi i rinave afer xhamisë të cilat ishin dëmtuar, të financuara nga komuna si dhe 100 euro nga bashkëfshatarët tanë e që i punoi Llukman Haziri.

5. Renovimi dhe ndërtimi nxemjes në objektin e shkollës së fshatit. Mjete të ndara nga komuna e Bujanocit.

6. Ndërtimi i 2 shtëpive në fshat nga shoqata humanitare ,,Jetimat e Ballkanit “me udhëheqës humanistin Halil Kastrati.

Projektet nga diaspora

7.  Shoqata Humanitare ,,Konçuli,,në diasporë me 4200 franga bëri pagesën e 2 punëtorëve në mirëmbajtjen e fshatit në periudhën 1prill deri 31 tetor 2021.

–Shoqata ,,Konçuli “ndau edhe 200 franga për benzin të makinave për kositje.

–Shoqata ,,KONÇULI” pët nder të festës së Bajramit ndau për 10 familje me nevojë nga 100 franga gjithsej 1000 franga zvicerane.

— Në të mirë të fshatit kontriboi edhe Arben Osmani me bager çdo herë ku kishte nevojë.

8. Për mirëmbajtjen e fshatit dhuruan: Naim Ramadani 200 euro, Amet Osmani 50 euro, Sait Xhelili 20 euro, Rabit Osmani 20 euro. Ylber Limani5 euro ,e nuk mungoi as humaniteti i shumë njerëzve zemërgjerë që dhuruan para edhe në mirëmbajtjen e xhamisë.

–Shoqata Konçuli ndau 800 Euro për bartjen e 2 nxënësve të shkollës tonë Konçul– Bujanoc si dhe Shqiprim Musliu pagoi 60 euro ku kushtoi gjithsejt 860 euro nga 1 shkurti deri më 15 qershor.

9. Ndërtimin e 3 ulëseve në fshat e bëri bashkatdhetari Fadil Maliqi me vlerë prej 300 euro.

10. Çanta për fëmijët parashkollorë dhe nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt i dhuroi bashkatdhetari ynë Lulzim Maliqi.

11. Ndërtimin e dyerve .të hekurit në hyrje të varrezave e bëri Haxhi Njazi Osmami.

— Ndërtimi me kocka në hyrje të varrezave e pagoi kryetari i Bashkësisë Lokale

12. Këtë vit Pandemie nuk mungoi as humaniteti i njerëzve që u dolën në ndihmë banorëve të fshatit:

-Shoqata humanitare,,Amaneti” ndau pako ushqimore për 10 familje me nevojë.

–Ndihmë pako ushqimore për 6 familje me nevojë në muajin e Ramazanit ndau një bashkatdhetar nga Lluçani anonim.

— Ndihmë në pako ushqimore e sanitare për familje me nevojë ndau Kryqi i Kuq në Bujanoc.

–Me kërkesë të Bashkësisë Lokale nga Kryqi i Kuq në Bujanoc arritëm të sigurojmë mjete materiale për 6 familje me nevojë ku u ndanë nga 45 000 din.

–Dhurata për fëmijët parashkollor dhe nxënësit nga klasa e l –Vlll -të në Konçul për Festën së Vitit të Ri si çdo vit edhe kësaj here i dhuroi bashkëvendasi Lulzim Aliu.

Ndihmat nga personat anonimë

-Persona anonim disa ditë rresht gjatë muajit të Ramazanit si dhe për Ditën e Bajramit shpërndanë bukë përmes shitoreve të fshatit pa pare për të gjithë banorët pa dallim.

— Edhe kryesia e Bashkësisë Islame në Bujanoc per ditën e Kurban Bajramit ndau mish kurbani për një numër të madh familjesh .

— Tavolina dhe karriga shkollës tonë i dhuroi falas Kumrije Zeqir Murati e cila i solli nga Zvicra.

Bashkësia Lokale e fshatit u shpreh falënderim të gjithë atyre që ndihmuan në mënyra të ndryshme në të mirë të fshatit e të banorëve të saj.

–Falënderojmë Zëvendës Kryetarin Komunës Shqiprim Musliun për një bashkëpunim të mirë mes nesh ,ku dha një ndihmesë të madhe në realizimin e shumë nga kto projekte të realizuara e shumë projekte që priten të realizohen në të ardhmen.

Ndihmat nga komuna

–Falënderojmë Komunën e Bujanocit. Falënderoj kryetarin e Fondit ,,Konçuli” Hysen Ahmeti, gjithë bashkatdhetarët dhe banorët lokal për një bashkëpunim mes B. Lokale dhe ndihmën për projektet e ndryshme që ishin dhe do të jen në interes të fshatit.

–Urojmë që edhe në të ardhmen mos të mungojnë projektet të reja,iniciativa të punëve të ndryshme të hajrit nga ju në bashkëpunim me ne e në interes të vendit.

Ky raport është realizuar në javën e parë të muajit janar 2022, me shpresë se ky vit do të jetë më i begatshëm, duke i falënderuar autoritetet komunale, shoqatat humanitare, njerëzit vullnetmirë dhe një varg veprimtarësh të tjerë, që po japin kontribut në përparimin e Konçulit, nga Komuna e Bujanocit, shembull në organizimet shoqërore e humanitare jo vetëm në  Luginë të Preshevës, por edhe më gjerë./Jetapress/