Ballina Aktuale Majlinda, krahas veprimtarive politike e humanitare, kontribuon edhe për sportin

Majlinda, krahas veprimtarive politike e humanitare, kontribuon edhe për sportin

SHPËRNDAJE

Portrete nga diaspora

Të rinjtë dhe të rejat nga Kosova dhe krahu i saj lindor Lugina e Preshevës, të cilët jashtë dëshirës së tyre e braktisën vendlindjen, ata me punë e angazhime po tregojnë rezultate të shumta në të gjitha sferat e veprimtarisë së tyre. Ata me punë e nderojnë veten dhe vendin nga kanë shkuar në kurbet.

Nga kjo botë rinore është duke u dalluar veprimtarja Majlinda Sulejmani e lindur, më 5 prill 1989, në Gjilan të Kosovës, origjina e së cilës është nga Lugina e Preshevës, përkatësisht Komuna Bujanocit (Breznicë e Epërme).

Majlinda, e cila disaherë është prezantuar në Portalin Jetapress dhe mediume të tjera në gjuhën shqipe e zvicerane, me profesion është politikane, ndërsa nga sfera e mjekësisë, punon në Spitalin e Wilit dhe Flawil si shefe e dy reparteve.

Majlinda, shkollimin e shtrinë në këto pika: eksperiencë në emergjencë, eksperiencë në psikiatri si drejtore, mësimdhënëse në shkollat profesionale të mjekësisë, eksperte e rentgenit, eksperte e gipsit në mjekësi, kontabilitet, dhe Masterin në menaxhment health si dhe përkthyese.

Loja e fundit e futbollit në mes Zvicrës dhe Serbisë, ku u dalluan lojtarët shqiptarë, duke ia ngritur autoritetin sportiv shtetit ku janë angazhuar, ata po ia lënë edhe një nam Atdheut të tyre prej nga kanë shkuar, ishte një shkas për të marrë një opinion nga ajo lidhur edhe me fushën sportive.

Majlinda shprehet për Jetapress, përpos politikës, mjekësisë e humanitet, ajo e pëlqen me pasion sportin sidomos futbollin, bile ajo është e angazhuar me një klub në Zvicër dhe është zgjedhur  nënkryetare e tij. Ajo ka një porosi për  të rinjtë që kanë prirje dhe talent për sport le të përfshihen në klubet sportive, pa e fshehur edhe interesim e saj që në këtë klub, të bëjë një ofertë edhe për ndonjë lojtar nga Klubi i Futbollit në Tërnoc.

Majlinda edhe më herët ka thënë se Zvicra, gjithashtu ka nevojë për emigrantë. Ne duhet të integrohemi në Zvicër në mënyrë që të mund të përfaqësojmë filozofinë, detyrat dhe të drejtat e brendshme dhe të jashtme; kjo është mënyra e vetme për të arritur integrimin e suksesshëm në të dy palët. Nga Rejhane Rexhepi /Jetapress/