Ballina Lajme Tanket amerikane, gjermane dhe britanike do të rrisin aftësitë e ushtrisë ukrainase

Tanket amerikane, gjermane dhe britanike do të rrisin aftësitë e ushtrisë ukrainase

SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë premtuan dërgimin e tankeve luftarake Abrams, Leopard dhe Challenger në Ukrainë, për të ndihmuar përpjekjet e Kievit në luftë kundër Moskës. 

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Redisch sjell një analizë mbi mundësitë që ofrojnë dhe dallimet midis këtyre tankeve të përparuara.

Me një motor prej 1 mijë e 500 kuaj-fuqi, tanku amerikan Abrams M1 konsiderohet gjerësisht si tanku me teknologjinë më të përparuar në përdorim.

Ai drejtohet nga një ekip prej katër vetash.

Abrams M1 është i pajisur me një top120 milimetërsh, për të shkatërruar tanket e armikut dhe automjetet e tjera të rënda të blinduara.

Ky tank ka edhe tre mitralozë – një të rëndë për të shkatërruar automjetet e blinduara lehtë dhe dy të tjerë që konsiderohen si armë për të sulmuar personelin e armikut.

Mund të lëvizë me një shpejtësi prej rreth 65 kilometrash në orë, në një distancë maksimale prej rreth 425 kilometrash.

Motori i tankut Abrams M1 funksionon më së miri me karburant avioni, duke ndikuar në shpenzimet dhe logjistikën e përdorimit të tij.

Tanku gjerman “Leopard 2” me një fuqi motorike prej1 mijë e 500 kuaj-fuqi punon me naftë, një karburant që sigurohet më lehtë.