Ballina Aktuale E paska deshtë Zoti i Madhërishëm që ekselenca e juaj të...

E paska deshtë Zoti i Madhërishëm që ekselenca e juaj të vij në krye të Riasetit të Bashkësisë Islame në Serbi

SHPËRNDAJE

Mesazh urimi nga ish Reis Ul – Ulema Sulejman Efendi Rexhepi nga Maqedonia e Veriut

I respektuari dhe i dashuri mik i jetës sime; ESSELAMU Alejkum ve rahmetullahi ve Bereqatuhu ve Bad: Të uroj me thellësinë e Zemrës zgjedhjen Tuaj në krye të Riasetit të BI të Republikës së Serbisë, paska deshtë Zoti i Madhërishëm që ekselenca e juaj të vini në krye të Riasetit të BI të R. së Serbisë dhe atë për herë të parë të Zgjidhet një Shqiptar me përkatësi Islame në krye të këtij Institucioni të Shenjt. Unë personalisht nuk dyshoj se do të jeni i suksesshëm, duke të njohur mirë kapacitetin tuaj, Allahu të dhashtë shëndet dhe mirësi në misionin tuaj të jesh në Shërbim të Fesë, Kombit, Paqes dhe Lirisë. Pranoni me kureshtje dëshirat e mija, thuhet në mesazhin urues të ish Kreut të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reis Ul- Ulema Sulejman Efendi Rexhepi.