Ballina Religjioni Kryetari i Bashkësisë Islame në Preshevë ftohet në manifestimin e organizuar nga...

Kryetari i Bashkësisë Islame në Preshevë ftohet në manifestimin e organizuar nga ambasada e Kuvajtit për ditën kombëtare të shtetit të Kuvajtit.

SHPËRNDAJE

20, shkurti është dita kombëtare e shtetit të Kuvajtit. Ambasada e Kuvajtit ka organizuar manifestim solemn për të shënuar ditën kombëtare të shtetit të vet. Në këtë event ishin të ftuar ambasador të akredituar në Beograd të vendeve të ndryshme. Në mesin e të ftuarve ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame në për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Mr. Nexhmedin ef. Ademi. Ai në të gjitha takimet e rastit u angazhua për fuqizimin e subjektivitetit të institucionit të Bashkësisë Islame në Luginë të Preshevës. Ështē nevojë imediate vizita e delegacioneve të shteteve vëllezër nga bota arabe edhe në Luginë të Preshevës.

Në këtë përvjetorë solemnitetit mori pjesë edhe reisi i sapo zgjedhur Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë z. Nexhmedin ef. Saqipi.Kuvajti është shtet i pavarur, ekonomikisht i zhvilluar që shtrihet në ekstremin verior të Gjirit Persik, në mes Arabisë Saudite dhe Irakut.

Kuvajti është themeluar në vitin 1756, si port natyror dhe qendër transite tregtare ndërmjet Indisë, Omanit dhe porteve të Gjirit Persik, pavarësinë e plotë e ka fituar në vitin 1961.

Kryeqiteti është Kuvait City, numëron: 4.25 milion banorë, nga të cilët 1.45 milion janë shtetas të Kuvajtit, pjesa tjetër është e populluar nga migracioni. Kuvajtin nga 20 shtator, 2020, e drejton mbreti Sheik Navaf al Ahmed al Xhabar al Sabah.

Shërbimi për Informim i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë.