Ballina Religjioni Solidariteti me të dëmtuarit nga tërmeti në Turqi

Solidariteti me të dëmtuarit nga tërmeti në Turqi

SHPËRNDAJE

Në një kumtesë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, të bërë publike nga kryetari i saj Myftiu Nexhmedin ef. Ademi, bëhet e ditur se premtja e kaluar është shpallur: “Xhumaja e solidaritetit”, me vëllezërit e dëmtuar nga tërmeti, i cili, fatkeqësisht, po vazhdon të jetë aktiv edhe pas dy javëve.

Siç bëhet e ditur nga kjo kumtesë, mjetet e tubuara janë të paraqitura në tabelën e më poshtme; imami, xhamia, numri i dëftesës, vlera në euro dhe dinarë.

Lidhur me solidarizimin e vëllezërve nga Turqia, të cilët po përjetojnë qaste të vështira nga pasojat e njëpasnjëshme të dridhjeve të tokës e cila mori me vete me mijëra shpirtra të njerëzve dhe shembi për tokë qindra – mijëra shtëpi edhe Reisi-l-Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, Nexhmedin ef. Saqipi, gjatë faljes së namazit të xhumasë në Xhaminë Bajrakli, në Beograd, përshëndeti aksionet solidare në ndihmë atyre që kanë pësuar nga tërmeti. Ai, gjithashtu, nuk la pa përmendur edhe gatishmërinë e besimtarëve myslimanë kudo qofshin ata, për t’u solidarizuar më njerëzit e prekur nga tërmetit si në të kaluarën edhe tani me ndjenjën e mirësisë, bamirësisë e solidaritetit në praktikë, njofton jetapress.