Ballina Lajme Nga Rajoni Nga 16 ministri në Maqedoninë e Veriut, tetë drejtohen nga shqiptarët

Nga 16 ministri në Maqedoninë e Veriut, tetë drejtohen nga shqiptarët

SHPËRNDAJE

Rikonstruimi i fundit i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila aktualisht udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski (kryeministër) e ka rritur numrin e shqiptarëve që drejtojnë ministri në këtë vend.

Përveç se janë në numër më shumë, zyrtarët qeveritar të përkatësisë shqiptare gjithashtu drejtojnë pozitat më të rëndësishme në Maqedoni, siç janë: shëndetësia, arsimi, ekonomia, politika e jashtme dhe të tjera.

Me ndryshimet e fundit që u bënë në kabinetin qeveritar, gjegjësisht inkuadrimin e Aleancës për Shqiptarët në qeveri, numri i ministrive që drejtohen nga shqiptarët shkon në tetë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka 16 ministri ndërsa tetë prej tyre drejtohen nga shqiptarët. Gjithashtu, pozita e zv.kryeministrit të parë në Qeverinë e RMV-së mbahet nga shqiptarët (Artan Grubi, i cili gjithashtu është ministër në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive), si dhe zv.kryeministrit për Çështje Ekonomike (Fatmir Bytyqi).