Ballina Aktuale Kurti pas takimit me Escobarin: Kosova udhëton në Ohër me vullnet, qëllim...

Kurti pas takimit me Escobarin: Kosova udhëton në Ohër me vullnet, qëllim e besim të mirë

SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, një ditë para takimit të radhës të nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, priti në Prishtinë zëvendësndihmëssekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se në takim u diskutua për takimin e nesërm në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin evropian, përgatitjet rreth tij dhe pritjet nga ai takim.

“Ai falënderoi Escobarin për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog”.

“Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. Të përkushtuar, konstruktivë dhe kreativë, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë”, thuhet në njoftim.