Ballina Aktuale ama: E pakonceptueshme për aleatët si Kosova nuk po e hedh asnjë...

ama: E pakonceptueshme për aleatët si Kosova nuk po e hedh asnjë hap drejt de-eskalimit

SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se liderët më të lartë të BE-së, kanë konstatuar se Kosova ka shënuar regres në marrëdhëniet me bashkësinë euro-atlantike.

Rama ka shkruar në Twitter se është e pakonceptueshme për aletatët “që Kosova vazhdon refuzon të hedhë qoftë edhe një hap të vetëm konkret e konstruktiv për de-eskalimin e situatës gjithnjë e më të rrezikshme në Veriun e Republikës së Kosovës”.

“Kësisoj Beogradi po ia del të fshihet pas mjegullës gjithnjë e më të dendur, që qasja e pashpjegueshme strategjike e Prishtinës po krijon mes Kosovës dhe bashkësisë euroatlantike, sidomos pas lirimit pa kushte nga Serbia të tre policëve të mbajtur fare padrejtësisht, me ditë të tëra,  në kushtet e heqjes së lirisë”, ka shkruar Rama.

Sipas tij është e nevojshme që të organizohet një konferencë e nivelit më të lartë, të thirrur nga Franca e Gjermania, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara.

“…Ku të dyja palët të mos ngrihen nga tryeza e dialogut, deri në nënshkrimin e një marrëveshjes së plotë të normalizimit, përfshirë natyrisht edhe dakordësimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.