Ballina Lajme Nga Bota Tornadot dhe stuhitë e fuqishme godasin SHBA-të, humbin jetën tre persona në...

Tornadot dhe stuhitë e fuqishme godasin SHBA-të, humbin jetën tre persona në Indiana dhe Arkansas

SHPËRNDAJE

Një “rrjet” i tornadove dhe stuhive goditën jugun dhe perëndimin në SHBA, ku si pasojë humbën jetën të paktën tre persona në Indiana dhe Arkansas dhe shkaktuan dëme të materialeve.

Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se disa tornado dhe stuhi të fuqishme janë raportuar të kenë goditur disa shtete, kurse fotografitë dhe videot nga terreni tregojnë tmerr.

Pemë të shkulura, rrugë të bllokuara e shtëpi të dëmtuara, krejt kjo si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme.

Vendet që më së shumti janë prekur janë Indiana dhe Arkansas, ku zyra e sherifit në qarkun Martin, Indiana, konfirmoi vdekjen e një personi në këtë rajon.

Mot i ngjashëm pritet të mbretërojë edhe në ditët në vazhdim në këto vende, kurse autoritetet kanë bërë thirrje që të evitohen daljet, përveç se nëse janë shumë të nevojshme.