Ballina Aktuale Avni Ajdini fener i ndezur me dekada i veprimtarinë atdhetare në Suedi

Avni Ajdini fener i ndezur me dekada i veprimtarinë atdhetare në Suedi

SHPËRNDAJE

In memoriam

Redaksia e Portalit Jetapress, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të kauzës kombëtare Avni Ajdini, nga Tërrnoci, me punë të përkohshme në Suedi, i shpreh ngushëllime familjes Ajdini, farefisit dhe gjithë atyre që ndëgjuan dhe e njohën këtë veprimtar të devotshëm.

Para katër muajve, të këtij viti,  gazeta Botapress, e pat publikuar një intervistë me të ndjerin Avniun, të cilën po e transmetojmë përmes Jetapress-it, në këtë intervistë do të njiheni me veprimtarinë e begatshme të Avni Ajdinit, krenaria e shqiptarisë. Qoftë i përjetëshëm kujtimi për Avni Ajdinin!

Në vazhdim e keni intervistën:

*Është protagonisti kryesor që theu murin e miqësisë suedeze- jugosllave, krijoj kontaktet me qeveritarë, deputetë, media, OJQ ,organizoi protesta të shumta, grumbullojë ndihma humanitare për Kosovën, së këndejmi, heshtja ndaj kontributit jashtëzakonisht të madh të këtij veprimtari dhe patrioti të paepur, do të ishte një padrejtësi e madhe ndaj tij.

Nga XHAVIT ÇITAKU


E kisha të vështirë ta qetësoj një shpirt të trazuar e të mallemgjyeshëm mërgimtar. Sa herë që në rrëfimet e tij përmendej Kosova lotët i rrëshqisnin në faqet e tij të zbehta. E përjetova shumë rëndë kur ai nisi të qaj edhe më zë. I thash: Bisedojmë njëherë tjetër? Lëvizi kokën djathtas e majtas. I hoqi syzët dhe i lëshojë mbi tavolinë dhe më pas me të dy duartë i fshiu lotët që ende i kishin mbetur në qepalla. Shrëngon duartë dhe pushon një qik. Ofshan! Duke belbëzuar vazhdon të flas gjerë e gjatë për një aktivitet të jashtëzakonshëm që ka zhvillua për gati pesë dekada në Suedinë e largët. “ Eh, more vëlla, kam nostalgji të madhe si ta permendi Kosovën.

Quhem Avni Ajdini i lindur në vitin 1953 në fshatin më të mdh të Dardanisë, në Tërrnoc, komuna e Bujanocit. Isha student i Fakultetit Filozofik në Prishtinë- Dega Gjuhë dhe Letërsi angleze kur u detyrova ta braktisi vendlindjen dhe të vij këtu në dhe të huaj. Arsyeja pse veprova kaq rëndë ishte se në restaurantin e hotelit në Bujanoc e rraha keq një policë serb për shkak se ai posa hyri brenda filloi t’i godas shqiptarët pa asnjë shkas. Ndaj, nga frika për pasojat që do të vinin nga veprimet çnjerëzore të organeve policore serbe, ika së pari në Gjermani e pas disa muajve erdha në Suedi në vitin 1976”, theksoi Avni Ajdini.

Pas ardhjes në Suedi, jeta për të ishte bërë pothuajse ferr. I vetmuar e në moshë të re e kishte vështirë t’ia fillonte një jete tërësisht tjetërfare në dhe të huaj . Gjithëçka i dukej e mbrapshtë.
Merzitej shumë. Më së shumti emocionohej kur binte për të fjetur. Ëndrrat nuk e linin rehat. Shihte ëndërr prindërit, motrat, vëllezërit, farefisin, shokët, rrugë e rrugica të fshatit, të Bujanocit, të Dardanisë. Dalëngadalë ai disi u pajtua më këtë fat, që në të vërtetë muk e deshti.Rreth hapërimit të ndërtimit të një jete edhe këtu në mërgim, Avniu falenderon veprimtarin e madh të çështjes kombëtare Kosovë Rexhë Balën. Së bashku me të filluan aktivitetin e përbashkët atdhetar dekada me radhë. Pra, Avni Ajdini nuk kurseu as mund e as para, duke e vënë edhe jetën në rrezik, për të vënë një gur në murin e lirisë që e ka sot Kosova. Në këtë labirinth të vështirë aktivitetesh fener i ndezur me dekakda i veprimtarisë atdhetare ishte ky veprimtarë i palodhur, por edhe mërgimtarët e tjerë në qytetin e Gëteborgut, të cilët krahasuar me qytetet tjera të këtij shteti skandinav ata kishin zënë rrënjë qysh në vitet e gjashtëdhjeta.

Avni Ajdini ka punuar aq shumë sa që nuk ka shpërblim që do të mund të shpaguante atë sakrificë të tij. Por, liria e fituar në Kosovën e dashur është shpërbilimi më i madh për të dhe thesar i paçmueshëm për jetë e mot. Me një fjalë, dashuria dhe pasioni për të kryer punë kombëtare, Avni Ajdinin e rreshtojnë në personalitetin më të njohur të mërgatës shqiptare në këtë shtet skandinav, por edhe më gjerë, sepse ai diti që me plot kulturë dhe atdhetarizëm të zhvillon aktivitet të pandalshëm kombëtar atje ku duhej dhe kur duhej. Megjithatë, bagazhi i tij i madh atdhetar meriton marrjen e ndonjë dekorate apo mirënjohje të lartë nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës.

Në vitet e tetëdhjeta ishte rrezik për jetën për të gjithë ata që kundërshtonin sistemin shtypës serbo-sllav në Kosovë

Në fillim të viteve të tetëdhjeta ishte rrezik për jetën i të gjithë atyre që kundërshtonin sistemin shtypës serbo- sllav për shkak se në atë periudh UDB-ja ishte shumë aktive edhe në Suedi. Pavarësisht se në këtë shtet të largët në vitet e hershme të shekullit të kaluar nuk kishte shumë mërgimtarë shqiptar, prapëseprapë edhe ata që ishin lanë gjurmë të pashlyer të aktivitetit atdhetar.

 Për të informuar sa më mirë opinionin suedez se në Kosovë po shkilen në mënyrë flagrante liritë dhe të drejtat e njeriut, Shoqata Shqiptare “ Kosova” në Goteborg, që e udhëhiqte Avni Ajdini, në prill të vitit 1981 organizoi një protestë të madhe në mbështetje të kërkesave të studentëve për një standard dinjitoz dhe që Kosova të fitoj statusin e Republikës, në të cilën kishin marrë pjesë qindra shqiptarë të ardhur edhe nga Londra, Parisi, Viena dhe qytete tjera europiane.

Avni Ajdini, oratorët dhe pjesëmarrësit tjerë të këtij tubimi proestues theksuan se studentët shqiptarë në Kryeqendrën e Kosovës në Prishtinë kishin dalë për të kërkuar në mënyrë paqësore dhënien e statusit të Republikës si dhe të përmirësohen kushtet në Univesitetin e Prishtinën ashtu siç i kishin edhe kolegët e tyre në republikat tjera. Mirëpo, sqaruan ata, protesta u shua me gjak, ngaqë policia speciale e përbërë nga të gjitha republikat rrahen e torturuan, por edhe i vranë për një fjalë goje.

Falë Avni Ajdinit ishin siguruar fotot e studentëve të vrarë, që protestuesit i mbanin në dorë, por edhe emra që ishin burgosur gjatë aksioneve policore të marsit, posaçërisht në fillim të prillit të atij viti. Kosova e ka të drejtën të legjitime të bëhet Republikë, thanë ata, nga shqiptarët janë popullata e tretë për kah numri i banorëve, ndaj u kërkua që kjo nismë e këtyre të studentëve të përkrahet edhe nga politika zyrtare suedeze si dhe u kërkua që Suedia si një mik i Jugosllavisë të ndikoj që të ndërpritet dhuna ndaj shqiptarëve. Ky tubim i kësaj natyre ishte i pari që kishte ndodhur në këto hapësira.
I etshëm për të bërë edhe më shumë për Kosovën e tij të dashur, Avni Ajdini së bashku me Kosovë Rexhë Balën dhe disa bashkatdhetarë të tjerë kishin planifikuar që të shfrytëzojnë demonstratën e një Majit në Goteborg, në të cilën kishin dalur të protestonin mbi njëqind mijë punëtorë. Këta veprimtarë në atë protestë mbanin në duar pankarta me mbishkrime “ Kosova Republikë” dhe “Të ndalet terrori policor ndaj popullit shqiptar në Kosovë”.

Protesta u mbajtën në vazhdimësi, në të cilat merrnin pjesë edhe komuniteti kroat, që luftonte për pavarësinë e Kroacisë. Fatkeqësisht shumë mërgimtarë tanë kishin humbur dokumentët e udhëtimit, por edhe ishin arrestuar nga policia serbe posa kishin kaluar kufirin ish -Jugosllav. Ndërkaq, Avni Ajdini për shumë vjet kërcënohej me jetë për shkak të vendlindjen, por të nesërmen shërbimi sekret serb e kishte arrestuar dhe dërguar në Vranjë. Kishte ndëhyrë ambasada suedeze dhe ai ishte liruar, por me kërcënim se ai nuk do të shpetojë lehtë.

Segregacioni në shkolla plan serb për helmimin e nxënësve shqiptar

Duke krikjuar kontakte të mirëfilta me gazetar e redaktor që ishin emër i përveçëm në fushën e gazetarisë, Avni Ajdinit dhe Kosovë Rexhë Balës iu mundësua të marrin pjesë në një debat në televizionin shtetëror suedez që kishte të bënte me helmimin e nxënësve shqiptarë nga soldateska serbe. Në këtë debat morën pjesë Örjan Styresjö, profesor universiteti dhe njohës i mirë i Ballkanit, një mësues dhe një prift serb, një mjek, specialist në fushën e helemeve ushtarake. Duke e marrë fjalën Avni Ajdini kishte thënë se ajo çfarë po ndodh në Kosovë është një aparteidt i vërtetë ku shqiptarët rrahen, torturohen, burgosën, vritën e çka është edhe më keq tash ata edhe po helmohen, sidomos fëmijët e shkollave që janë ardhmëria e secilit shtet.

Për këtë nuk kemi çfarë të flasim më shumë, por urdhëroni e shikoni videokasetën e incizuar në vendin e ngjarjes nga Ismet Ibishi. Në ekranin e TV-së u dukën ato pamje rrëqenthëse ku dëgjoheshin klithmat e nxënësve të prekur nga helmet që i kishin hudhur kriminelët serb afër institucioneve shkollore.

 Gjatë këtyre pamjeve trishtuese kishte ndërhyrë mjeku suedez duke pohuar se me lëvizjet dhe reagimet e disa nxënësve shihet qartë se ata janë të prekur me substanca helmuese që sulmojnë sistemin nervor. Është një çudi e llojit të vetë në fjalën e mësuesit serb, i cil në vend që të shpreh keqardhje për nxënësit, ai bënte përpjekje për të demantuar këtë të vërtetë të hidhur, duke e quajtur skenar të përgatitur nga ekstremistët shqiptarë. Ngaqë, sipas tij, si është e mundur që në të njëjtën shkollë të helmohen vetëm nxënësit shqiptarë e jo edhe ata serbë. Reagon menjëherë Avni Ajdini ndaj të ashtuquajturit mësues duke i thënë se do t’ia paguante biletën njëkahëshe deri në Lillhagen të Goteborgut ( në atë kohë aty ishte spitali psikiatrik), sepse vetëm një i marrë si ti mundohet ta demantojë këtë të vërtetë, e cila po shihet ashiqare në këto pamje. Mirëpo, përgjigje më të argumentuar që e mbështeti për muri i dha profesori universitar dhe njohësi i mirë i Ballkanit, Örjan Styresjö, i cili tha se së në shkollat e Kosovës është përligjur segregacioni, apo thënë më mirë nxënësit serb vijojnë procesin mësimor paradite, ndërsa ata shqiptar pas dite, ndaj për këtë arsye ska patur shansë të helmohen fëmijët e nacionalitetit serb. Në vazhdim të këtij debati Avni Ajdini argumenton me fakte tjera dhunën sistematike të regjimit fashist serb duke i prezentuar disa fotografi ku shiheshin 5- 6 policë serb rrahnin një të ri shqiptar si dhe kufomën e një të riu shqiptar i vrarë gjatë shërbimit në ushtrinë jugosllave. Pavarësisht se

ambasada jugosllave kërkonte me ngulm për të ndërprerë këtë debat, redaktori përgjëgjës i emisionit “ Aktuelt”, Henrik Samuelsson, këtë nuk e bëri. Samuelsson ishte mik i madh i Avni Ajdinit, i cili edhe mundsësoi këtë ballafaqim dhe depërtim të së vërtetës për atë krim që u krye ndaj fëmijëve shqiptarë. Ky debat që pati jehonë jashtëzakonisht të madhe tek opinioni suedez, ishte në të vërtetë kulmi i arritur i Avniut dhe bashkëveprimtarit të tij tij të pandarë Kosovë Rexhë Balës, ngaqë kjo ishte hera e parë që shqiptarëve iu mundësua të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të argumentojnë planin shfarosës serb.

Avni Ajdini ishte promotor i nisjes së thyerjes së murit të miqësisë suedeze- jugosllave Suedia dhe ish- Jugosllavia kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme në të gjitha fushatt. Kjo miqësi kishte arritur kulmin sidomos gjatë kohës kur kryeminister i këtij shteti ishte Olof Palme. Këtë politikë të miqësisë e ndiqnin edhe mjetet e këtushme të informimit dhe çdo përpjekje për të prekur këtë fije të trashë marrëdhëniesh përfundonte pa rezultat. Megjithatë, Avni Ajdini, Kosovë Rexhë Bala dhe veprimtarë tjerë nuk u ndalën në asnjë moment, por në këtë drejtim zhvilluan aktivitet të pasur e me përmbajtje. Promotor i këtij aktiviteti, pa dyshim, se ishte Avni Ajdini, i cili diti që me një profesionalizëm, vullnet e entuziazëm të kontaktojë e të krijojë miqësi me figura të njohura politike, publicistike, gazetarë e personalitete të tjera të fushave të ndryshme, që ndikoi vrullshëm në sensibiliziin e situatës së rëndë që mbretëronte në Kosovën e okupuar nga regjimi fashist serb.

Kësisoj, Avniu kishte krijuar një miqësi të shkëlqyeshme me redaktorin e emisionit informativ ”Aktuelt”, Henrik Samuelsson, të televizionit shtetëror, me ndihmën e të cilit u mundësua debati rreth helmimit të nxënësve shqiptarë në Kosovë, si dhe Marie Borström, redaktore e Radio Suedisö dhe njö mbeshtetöse e pandalshme për Kosovën. Kontakt të mrekullueshëm kishte edhe me kryetarin e Partisë moderate, që atëherë udhëhiqte vendin, Gota Bomman, deputetin e Parlamentit, Kent Karlsson si dhe deputeten Eva Goes, e cila ishte deklaruar haptas se do të përfaqësonte me dinjitet interesat e popullit shqiptar të Kosovës. Ndërkaq miku tjetër, gazetari i “GöteborgsPosten”, Stefan Centervald, është i pari që në mënyrë reale kishte pasqyruar çështjen e pazgjidhur shqiptare, duke konstatuar, ndër të tjera, se më së shmti hile i është bërë popullit shqiptar për shkak të coptimit të tokave të tij në pesë shtete. Miqësia ishte kulminante edhe me profesorin e Universitetit të Uppsales dhe njohësin shumë të mirë të Ballkanit, Örjan Styresjö”, i cili gjatë një debati televziv Milosheviqin e kishte quajtur me emrin që i përgjigjët veprave të tij çnjerëzore- faashist. Kishte kontakte të vazhdueshme edhe me depiutet Hadar Kash e Urban Hallin. Edhe kontribuesen e madhe të çështjes kombëtar Ingrig Kock, ishte deputete dhe ambasadore e Suedisë në Kombet e Bashkuara, Avniu e kishte mike të vjetër. Ka edhe shumë e shumë emra të tjerë që e ndihmuan dhe e përkrahen këtë njeri me bagazh të çmuar atdhetar për të arritur deri te caku.
Gjithmonë e kurdoherë ky veprimtar ishte i gatshëm të japë kontributin për çështje të atdheut. Ishte mësues i gjuhës amtare, kishte formuar Shoqatën Shqiptare “ Kosova” në Goteborg dhe kishin nxjerr së bashku me Kosovë Rexhë Balën Revistën Kulturore “ Stinët e jetës”. Ka shumë çka të flitet e të shkruhet për këtë veprimtar të dalluar e të palodhshëm, ngaqë kush e njohu këtë veprimtar të madh në të gjeti burrin shqiptar të patundur, fisnik, të urtë, të mençur, i gatshëm të sakrifikoj për vatanin. 

Gjatë vitit 1990 parlamentarët suedez kishin organizuar një vizitë në Goteborg. Me të marrë vesh, Avniu kishte menduar që atyre t’iu përgadisë një “ pritje” të veçantë. Kishte kontaktuar bashkëveprimtarinë e tij Kosovë Rexhë Balen dhe ishin marrë vesh që ta përgatisninë një broshurë shpejt e shpejt me foto e fjalë, ku do të argumentohej dhuna e shfrenuar serbe që po ushtrohet mbi popullatën shqiptare në Kosovë, sidomos pas suspendimit të autonomisë nga regjimi i Milosheviqit.

Kosovë Rexhë Balaj, intelektual i dëshmuar, këtë punë e kishte përfunduar në afat rekord dhe tani po bënin plane se si do ta shpërndanin këtë broshurë. Parlamentarët duhej të vendoseshin në hotelin “Europa”, në të vilin punonte Avniu, ndaj ai kishte biseduar me drejtorin e përgjithshëm se ai mendon që një broshurë të përgatitur nga komuniteti shqiptarë t’ua lë në dhomat e fjetjës këtyre përfaqësuesve të popullit. Me këtë nuk ishte pajtuar drejtori duke i thënë se kjo gjë nuk lejohet, por i kishte propozuar një ide edhe më të mirë që shpërnarjen ta bëj në momentin kur paramentarët fillojnë të hipin në autobusë. Kjo ide ishte perfekte dhe ky aktivitet urealizua pa ndonjë problem dhe secilit deputetë iu dha nga një broshurë.

Në këtë aktivitet Avniu e kishte angazhuar edhe vajzën e tij pesëvjeçare Sarandën. Në faqën e parë të kësaj broshure ishte një foto e një druri i rritur në formë të germës V dhe një fëmijë i mbështetur në mes, ku sipas dëshmive të pamohueshme aparati dhunues shtetëror serb e kishte prerë vetëm e vetëm se fëmijët shqiptar e kishin quajtur “ druri i demokracisë”. Në faqën e dyë shihen policë serb që ishin futur brenda lokaleve të RTP-së , që me dhunë i larguan nga puna 1300 punëtorë shqiptarë. Po ashtu, shihen tanke që okupuan pallatin e shtypit ku ishte e vendosur dhe botohej gazeta e vetme e përditëshme “ Rilindja”. Më pas në një fotografi shihet se si ekstrenmisti serb Momqillo Trajkoviq i fton punëtorët shqiptar të nënshkruajnë lojalitetin që ata duhet ta kenë për shtetin serb nëse dëshirojnë të mbesin në punë, njëjtë sikurse bënte Italia fashiste gjatë luftës së dytë botërore me nëpunësit e saj.

Pas një javë dite Avniu kishte përgatitur një videofilm dhe e kishte vendosur për dy javë në bibliotekën qendrore të Goteborgut, në të cilën lexuesit dhe vizitorët e tjerë kishin mundësi të informohen me të gjitha të ligat që i shkatonte regjimi i Beogradit në Kosovë.

Ose do të marrim pjesë edhe ne në seminar ose dy mijë shqiptarë do të protestojnë pranë Universitetit

Në vitin 1993 Universiteti i Göteborgut kishte marrë një iniciativë për të organizuar një seminar ku do të debatohej për të drejtat dhe liritë e njeriut në Jugosllavi dhe ishin ftuar pothuajse të gjitha grupet etnike të asaj krijese artificiale, por jo edhe shqiptarët. Me të dëgjuar për këtë, Avniiu kishte kontaktuar sekretaren e këtij seminari dhe e kisht pyetur se përse nuk janë ftuar edhe pjesëtarët e komunitetit shqiptar. Ajo i kishte thënë se ky ishte një lëshim i paqellimtë , i cili sigurisht se nuk do të ndodhë në të ardhmën. Mirëpo, Avniu kishte ngulur këmbë se shqiptarët gjithsesi duhet të marrin pjesë, në të kundërtën në ditën kur do të mbahet seminari pranë Universitetit do të protestojnë mbi dy mijë shqiptarë dhe ne nuk do të marrim përgjegjësi për pasojat e mundshme, kishte thënë ai

Duke e parë seriozitetin e Avniut, sekretarja menjëherë kishte përgatitur ftesën dhe ia kishte dërguar atij. Ambasadori jugosllav i nacionalitetit serb, Aleksander Përla ishte shokuar me temën që kishte përgatitur Dr. Shaqir Shaqiri, përfaqësues i Zyrës së Republikës së Lkosovës në Skandinavi, e cila kryekëput kishte të bënte me dhunën shtetërore jugosllave- serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Edhe diskutimi i avniut kishte zgjuar interesim tek pjesëmarrësit e këtij seminari, por jo edhe të përfaqësuesve serb. Ky debat i “ nxehtë” ishte pasqyruar detajisht edhe në mjetet e informimit

Autor shkrimesh, intervista, debate, vizita nëpër strehimore me prfaqësues të popullit, takime me anëtarë të qeverisë…

Duke dëgjuar rrëfimet e këtij veprimtari, por edhe të shumë veprimtarëve dhe bashkatdhetarëve tanë në këtë shtet të largët, lirshëm mund të konstatohet se Avni Ajdini nuk ka lënë gurë pa lëvizur që e vërteta e apartheidit dhe dhunës sistematike që regjimi i Beogradit që ushtronte mbi popullatën shqiptare të depërtonte në çdo pore të jetës e të punës në këtë vend skandinav. Ai është autor e bashkëautor i një sërë shkrimesh nëpër gazetat lokale, rajonale e qendrore, në të cilat pasqyrohej me fakte të pakontestueshme shkelja e të drejtave elementare të njeriut deri të rreziku permanent i zhbërjes se një populli në Europën demokratike.

 Avniu, po ashtu ka dhënë dhjetra intervista, ka zhvilluar debate televizive dhe në radio dhe ka zhvilluar takimetë shumta me zyrtar të lartë partiak, qeveritar e sidomos në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Për të mësuar edhe më detajisht se për çfarë arsye mijëra shqiptarë kishin ardhur për të kërkuar shpëtim në Suedi, Avniu kishte organizuar vizita nëpër strehimore me deputët dhe përfaqësues të rangut të lartë të politikës suedeze, të cilët ishin shokuar më rrëfimet e shqiptarëve se çfarë po ndodhte në Kosovën e okupuar.

Ato rrëfime rrëqethëse i kishte dëgjuar e përjetuar rëndë edhe deputetja e Partisë ekologjike Eva Göes, e cila i kishte dëgjuar rekomandimet e Avniut se ajo dëshmitë e gjenocidit serb duhet t’i mësojë edhe në strehimore. E prekur thellë nga ato tregim trishtuese ajo iu kishte premtuar azilkërkuesve shqiptarë se do të jetë zë i fuqishëm për Kosovën jo vetëm në Parlamentin suedez, por edhe më gjerë.

Në këto strehimore së bashku me Avniun ishin edhe deputeti Kent Karlsson, Zyrtarja e lartë e Entit të Imigracionit, Kajsa Tërnkvist, pastaj Örjan Styersjö profesor universiatar, Ingrid Kock, ish – ambasadore e Suedisë në OKB dhe deputete , politikanë të të gjitha partive politike, gazetar, publicist etj. I gjithë ky aktivitet i ngjeshur me përfaqësues institucionesh, qeverisë dhe Entit të Imigracionit ishte pasqyruar gjerë e gjatë në mjetet e informimit. Dhe duke marrë parasysh se suedezët zënë vendin e parë në botë si lexues librash e gazetash, atëherë lehtë mund të konkludohet se çfarë efekti pozitiv kishin ata artikuj në opinionin e këtushëm. Ja disa nga titujt interesant që u botuan në gazetat e këtij vendi skandinav: “ Kosova- Tragjedi e radhës”, “ Gjaku po derdhet e shqiptarët po quhen nacionalistë”, “ Kosova- tragjedi e pritur”, Jugosllavia një vend shtypës”, “ Shqiptarët luftojnë për ekzistencën e vet”, etj.

Avniu disa herë ka organizuar javën e kulturës shqiptare, ndërkaq organizimi dhe grumbullimi i ndihmave humanitare ishte preokupim i madh i tij. Pos dhjetra kamionë të mbushur me ushqime e veshmbathje për mjerëzit në nevojë, ky kontribues i madh edhe në aspektin human, krijoj raporte shumë të mira me ministrin e Ndihmave Pjerr Chori, i cili ishte mjaft dorëshlirë në ndarjen e miliona koronave për rindërtimin e vendit.

Si doli në anën e së drejtës kolegu shumë vjeçar i nacionalistit- akademikut serb Qosiq!

Duke u mbështetur në rrjedhat e marrëdhënieve të shkëlqyeshme suedeze- jugosllave, edhe profesori universitar dhe njohësi i mirë i çështjeve të Ballkanit, Örjan Styresjö, i besonte një politike “ parimore” që udhëhiqej në ish- Jugosllavi. Ky besim ishte shtuar akoma më shumë për faktin se ky intelektual suedez për dhjetë vite kishte punuar në Unversitetin e Beogradit dhe në të njëjtën kohë kishte rënë në miqësi me ekstremistin dhe akademikun serb Dobrica Qosiq. Dhe secili mund ta kuptoj se çfarë pseudohistorie për shqiptarët ka mësuar profesori suedez.

Shi për këtë, ishte punë jashtëzakonisht e vështirë që Styresjö të thehet nga ai mentalitet antishqiptar që mbetëronte në shoqërinë serbe e sidomos nga rrethi intelektual i sojit Qosiq. Mirëpo, Avni Ajdini ishte ai që me punë dhe fakte që vinin nga Kosova e përgjakur arriti që ta bind profesorin për të dalë në anën e së drejtës shqiptare dhe për shumë vite ky njeri zhveshi tërë politikën antishqiptare që ishte fryt i projekteve të hartura nga Akademia serbe.

Për të qenë edhe më i bindur se në çfarë gjendje të rëndë gjendej populli shqiptar i Kosovës, Avniu me parat e veta disa herë kishte aranzhuar udhëtimin e Örjan Styresjö për në Kosovë, sikurse që kishte vepruar edhe me deputetin Kent Karlsson. Ata ishin takuar edhe Presidentin Dr. Ibrahim Rugova.

Në protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë, pjesëmarrës përfaqësuesit e të gjitha partive politike suedeze

I vetmi subjekt politik që ngadalë dhe me mëdyshje braktiste rrënjët e marrëdhënieve me ish- Jugosllavinë ishte Partia socialdemokrate, e cila në atë kohë qeveriste vendin. Së këndejmi, Avniut iu dasht punë e madhe për të gjetur mënyrën më të mirë që edhe kjo parti të rreshtohet në anën e së drejtës, në anën e ndalimit të shfarosjes së një populli. Pos disa anëtarëve që njihte më pëpara, Avniu vuri kontaktet edhe me Anna Lindh, kryetare e rinisë socialdemokrate, e cila më vonë u zgjodh ministre e Punëve të Jashtme.

Në këtë pozitë ajo u bë një zë i fuqishëm dhe mbështetëse e madhe për Kosovën. Por kjo përkrahje asaj i kushtoi shtrenjtë pasi që një ekstremist serb i dirigjuar nga shërbimi sekret i regjimit të Beogradit këtë politikane të shquar dhe humaniste e vrau në qendrën tregtare në kryeqytetin e këtij vendi mik. Po ashtu, ai u njoh edhe me Göran Persson, zyrtar i lartë e me vonë Kryeminister për dy mandate rrjesht dhe zyrtarë tjerë me pozita të ndryshme në këtë parti.

Kësisoj, ky punëtorë i palodhshëm arriti që në protestën me të madhe të organizuar ndonjëherë në Stokholm në vitin 1995, të jenë të pranishëm përfaqësuesit e të gjitha partive politike, pos Demokracia e Re, që nuk kishte ndonjë ndikim politik në këtë vend, por as që ishte ftuar të marë pjesë. Ishte një tubim i madh që pati jehon të madhe dhe ndikim përundimtar se Serbia është ajo që nisi luftën në Kroaci dhe Bosnje Hercogovinë dhe në Kosovën e pushtuar po ushtron dhunë çnjerëzore mbi shqiptarët. Nisur nga suksesi që u arritë në organizimin e këtij tubimi, pastaj mesazhi dhe mbështetja që iu dha Kosovës nga të gjitha forcat politike suedeze në rrugën e saj drejt çlirimit definitiv të Kosovës, ky veprimtar sikur mori krah edhe më të fort dhe nuk pushoi as ditë e nëtë për realizimin e aspiratave të popullit të tij.

Lufta është e trishtë, e urreja, por…

Lufta është një gjë e keqe që i bënë njerëzit të vuajnë, E urrejë luftën, prandaj isha një veprimtar i palodhur për të penguar fillimin e luftës në Kosovën time të dashur. E parandjeja, megjithatë, se lufta do të nisë, por edhe hakmarrja ndaj shqiptarëve do të jetë shumë e madhe. Armiku shekullor provokoi gjatë gjithë kohës dhe populli u deshtë të mbrohet, U organizua dhe formoi UÇK-në.

Kësaj force të re ushtarake iu deshtë ndihmë sidomos në sigurimin e armëve. Duke kontaktuar me njerëz kompetent dhe që bënë punë të madhe, sot jam i lumtur që kam arritë të jem pjesë e ndjeshme sigurimit të armatimit. Pra, sa e urreja luftën, po aq apo dyfish me shumë e ndihmova atë. Ishte në pyetje populli im, tha në fund të bisedës Avni Ajdini. (Shkrimi është botuar në Botapress, më 14 mars 2023, transmeton Jetapress)