Ballina Lajme Nga Rajoni Kolona në dy pikat kufitare, pritje deri një orë për të dalë...

Kolona në dy pikat kufitare, pritje deri një orë për të dalë dhe hyrë në Kosovë

SHPËRNDAJE

Në dy vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare janë krijuar kolona deri në 500 metra. Qytetarët janë duke pritur deri në një orë për të dalë dhe për të hyrë në territorin e Kosovës.

Të dhënat e fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, tregojnë se dy vendkalimet kufitare të lartë cekura janë më të ngarkuarat.

Kurse, vendkalimet tjera janë të lira për qarkullim ku dalja dhe hyrja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.