Ballina Lajme Nga Bota Goditet grupi i fuqishëm kriminal në Itali, drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë

Goditet grupi i fuqishëm kriminal në Itali, drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë

SHPËRNDAJE

Një grup kriminal që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë është goditur këtë fundjavë nga autoritet italiane. Prokuroria e vendit fqinj ka lëshuar 11 urdhër arreste për trafik droge dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Gjatë operacionit, forcat italiane të rendit kanë sekuestruar kokainë me vlerë rreth 800 mijë euro.

Dy vëllezërit, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur nga policia italiane, kryenin aktivitetin kriminal në Fiesole. Sipas prokurorëve italiane, ata kishin ngritur një bazë në këtë qytet nga ky kryenin lëvizjen e drogës drejt veriut të Italisë.

Droga futej nga Belgjika dhe Holanda dhe pas shpërndahej në tregun italian. Grupi kriminal modifikonte makinat duke e futur drogën në pjesë të mjeteve që nuk mund të gjurmoheshin nga policia. Policia ndoqi prej disa mujash një korrier italianë, i cili punonte për shqiptarët dhe arriti të sekuestronte sasinë e drogës.

Hetimet vijojnë për persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet kriminal./botasot/