Ballina Teknologji OneDrive i jep fund hapësirës pa limit për bizneset

OneDrive i jep fund hapësirës pa limit për bizneset

SHPËRNDAJE
UKRAINE - 2021/10/06: In this photo illustration, Microsoft OneDrive logo is seen on a smartphone and a pc screen. (Photo Illustration by Pavlo Gonchar/SOPA Images/LightRocket via Getty Images)

Kompania ende ofron OneDrive for Business (Plan 1) me 1TB memorie për 5 dollarë për përdorues në muaj. OneDrive for Business Plan 2, tashmë ka disa shënime pavarësisht premtimit për hapësirë pa limit.

Shërbimi OneDrive for Business i Microsoft nuk do të ofrojë më hapësirë pa limit për konsumatorët komercialë. Raportuar nga TechRadar, shërbimi OneDrive for Business(Plan 2) i cili ofron hapësirë pa limit për 10 dollarë për përdorues në muaj nuk është më i disponueshëm për konsumatorët e rinj.

Kompania ende ofron OneDrive for Business (Plan 1) me 1TB memorie për 5 dollarë për përdorues në muaj. OneDrive for Business Plan 2, tashmë ka disa shënime pavarësisht premtimit për hapësirë pa limit.

Së pari konsumatorët komercialë kanë 1TB hapësirë e cila mund të rritet deri në 5TB. Për të marrë hapësirë shtesë, konsumatorët duhet të kontaktojnë Microsoft dhe të përfitojnë deri në 25TB.

Përtej asaj Microsoft do të ofrojë hapësirë shtesë vetëm në formën e 25TB për ekipet SharePoint. Mbase mund të mbani mend kohën kur Microsoft ofronte hapësirë pa limit të OneDrive për konsumatorët në Office 365 Home dhe Personal po kompania i dha fund asaj praktike në 2015-ën.

Asokohe kompania tha se disa konsumatorë po abuzonin me sistemin duke ngarkuar koleksione të mëdha filmash. Vendimi i OneDrive vjen pak pasi Dropbox bëri të njëjtën gjë me planin Advanced.