Ballina Aktuale Fjalimi i kryetarit të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në...

Fjalimi i kryetarit të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në takimin ndërkombëtar në Sakarja të Turqisë.

SHPËRNDAJE

TË NDERUAR TË PRANISHËM

I nderuari kryetar i Sakarjas, z. Ekrem Yüce

I nderuri Myfti i Republikës së Kosovës z. Naim ef. Tërnava.

Të nderuar të pranishëm zonja dhe zotërinj

Esselamu alejkum

Jam i nderuar që jam pjesë e kësaj ngjarje të veçant: “Takimi Ndërkombëtar Ballkanik në Sakarjan e bukur. Faleminderit për kujdesin dhe shumë faminderit për mundësinë.

Popujt ballkanik për shkak të kaluarës historike me Perandorinë Osmane e deri te formimimi i shtetit modern turk, kanë një histori të gjatë komunikimi kulturor, gjeopolitk, ushtarak, religjioz. Këta popuj së bashku me të tjerët u zhvilluan nën kontesktin e ri historik, i cili nxorri në horizont një perandori nga e cila lindi një qytetërim i ri osmano islam. Këtij qytetërimi i kanë kontribuar gjithë popujt e etnitë që ishin nën Perandorinë Osmane.

Nga Ballkani në mesin e tyre më së shumti janë familjarizuar me këtë perandori, shqiptarët dhe boshnjakët. Është më se e vërtetë se në momente paqe e lufte fatet i kemi ndarë bashkarisht..

Se sa është ngusht i ndërtuar ky komunikim ndërkulturor e qytetërimor, dëshmi më e madhe është emërtimi i kësaj pjese të gjeografisë botërore; Ballkan. Më parë quhej gadishulli Haemus. Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane gadishulli e merr emrin: “Ballkan”. Fjalë që vie nga gjuha turke qe do të thotë “një zinxhir i maleve të pyllëzuara”, “vargmale”.

Të nderuar të pranishëm.Unë vij nga Lugina e Preshevës. Administrativisht kjo pjesë, me padëshirën tonë ka mbetë pjesë e Serbisë, zonë kufitare, me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Shumica e popullatës janë shqiptar musliman. Ka edhe serb ortodoks, romë dhe një numër simbolik i turqve.Shqiptarët e këtij regjioni shumë gjëra të përbashkëta nga historia dhe tanishmeja i ndajnë me popullin vëlla turk.

Ne kemi dëshmorët/shehidat e luftës së Jemenit, në mesin e tyre është edhe njëri nga gjyshërit e mi, dëshmorēt e Çanakalasë, trashëgiminë e përbashkët kulturore historike osmane, dhe diasporën e fuqishme shqiptare në Turqi nga Lugina e Preshevës.

Shqetësimet që e kanë goditur popullin vëlla turk kanë qenë edhe shqetësimet tona, pa i përjashtuar edhe zhvillimet më të reja. Ne u solidarizuam shpirtërisht në betejën për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe shtetëror të shtetit turk, me rastin e dështimit të grushtetit të 15 korrikut 2016. Me këtë rast kemi mbajtur një tubim publik në mbështetje të qeverisë turke, presidentit turk z. Erdogan dhe shtetit turk. Ne si bashkësi islame, jemi solidarizuar duke mbledhur ndihma materiale në xhamitë tona në mbështetje të vëllezërve tanë nga tragjedia e tërmetit të 7 shkurtit 2023, e në raste tjera.Shumë të respektuar.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës sot janë të braktisur e të lënë anash në mes dhimbjes dhe shpresës. Beogradi përdor politika që i kontribuojnë shpërnguljes së shqiptarëve, jo sa duhet të vëmendshëm me Luginën e Preshevës janë treguar edhe Prishtina e Tirana. Ne mendojmë se prezenca e Turqisë dhe vëllezërve turq në Luginë, shqiptari e Ballkan duhet të fuqizohet në nivel politik, kulturor e gjeostrategjik. Turqia moderne po bëhet një shtet i fuqishëm. Këtij fakti nuk i gëzohet vetëm populli turk, por edhe popujt për rreth me histori e ngjarje të përbashkëta.

Unë jam i vetëdijshëm se pritshmëritë nga Turqia e sotit janë të mëdha. Jo vetëm të popullit turk, por edhe të miqëve të saj dhe vëllezërve nga rajoni e bota.

Ky është fati i një pushteti që pretendon me qenë i drejt. I sjellë begati e mirëqenie popullit të vet dhe të tjerëve me të cilat i kanë ndarë fatet e njëjta.

Pavarësisht problemeve dhe derteve që ka Turqia sot, në pjesët e ndryshme të botës e që janë shumë më të rëndësishme se Lugina e Preshevës, megjihatë, ne si pjesë e historisë së përbashkët e fatit të një perandorie e qytetërimi botëror osmano islam, me të drejt e kërkojmë vëmendjen e merituar të shtetit, popullit vëlla turk. Ne shpresojmë që mbështetja e vëllezërore nga Turqia për shqiptarët e Luginës së Preshevës do të intensifikohet edhe më shumë.

E mira dhe e drejta nuk triumfojnë vetvetiu. Ato duhen mbështetur dhe organizuar në mënyrë që të jemi të suksesshme. Nuk mjafton vetëm të rreshtohesh nga ana e të mirës e të drejtës, por të punosh e të veprosh në mënyrë të organizuar përballë të keqes, që të triumfoj e mirja.

Mustafa Sabri, shejhul islami i fundit i Perandorisë Osmane thoshte shumë bukur: “E keqja e organizuar e mund të mirën e paorganizuar”. Sot jemi dëshmitar okular se si e keqja e organizuar po e mbështet: krimin, gjenocidin, kulturocidin, urbicidin, po e shfaros një popull të tërë në Gaza. Gaza është dëshmia se e keqja e organizuar e ka vdek humanizmin, njerëzoren brenda njeriut.

Lus Allahun e Lartësuar që ta ndihmoj popullin palestinez në Gaza, dhe kauza për liri e drejtësi për popullin palestinez mos të shuhet kurrë. Kur të gjithë ne i jemi ekspozuar robërimit, poshtërimit, skllavërimit ideologjik nga e keqja e organizuar, Gaza po pret të mirën e organizuar nga ne, për ta mbrojtur lirinë, dinjitetin, integritetin e saj dhe njëkohësisht për ta mbrojtur lirinë tonë.

Bota e ka kuptuar, se aleanca e të keqes së organizuar po e mbështet të padrejtën, dhunën, terrorin dhe gjenocidin. Bota gjithashtu e ka kuptuar se Liria e Palestinës është liria e botës.

I madhi Nelson Mendela thoshte: “Ne e dim se liria jonë është e paplotë pa lirinë e palestinezëve”.

Faleminderit.Suksese takimit ballkanik në Sakarja.

Zoti na ndihmoftë të jemi në shërbim të mirës dhe të drejtës.