Ballina Aktuale Përmbyllet fushata zgjedhore nga lista “Beteja e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi”

Përmbyllet fushata zgjedhore nga lista “Beteja e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi”

SHPËRNDAJE

Mbrëmë në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, u mbajt tubimi përmbyllës i fushatës zgjedhore Lista “Beteja e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”.

Po e japim të plotë postimimin e bartësit të listës Shaip Kamberi:

Me pamje nga tubimi përmbyllës, faleminderoj çdo qytetarë të Luginës për përkrahjen e kontributin e dhënë gjatë kësaj fushate.

Faleminderoj partnerët e koalicionit, dashamirët dhe vullnetmirët e Luginës.

Vazhdoj të besoj që për shqiptarët përfaqësimi është i domosdoshëm. Që beteja nuk guxon të ndalet. Që ne jemi në rrugë të drejtë e që mbështetja popullore nuk do të mungojë.

Tani, disa minuta para se të hyjmë në heshtje zgjedhore, ju ftoj të vazhdoni mobilizimin. Të angazhoheni. Të fitojmë.

Ndryshe nuk bënë. Ndryshe nuk mundet.

Shihemi të dielën në mbrëmje. Në festën e madhe të shqiptarëve të Luginës. Festën e fitores.

Me numrin 13 deri në fitoren e madhe. Zoti i bekoftë shqiptarët!/Jetapress/