Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar së fundmi se Rusia nuk duhet të fitojë në Ukrainë, pasi rreziqet mund të shkojnë deri tek vendet e Ballkanit.
Këto deklarata, Biden i bëri gjatë një fjalimi së fundmi në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.
“Nëse largohemi dhe Rusia arrin të vazhdojë sulmet dhe të rrëzojë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit?”, potencoi ai.
“Çfarë mendoni se do të ndodhë nga Polonia në Hungari”, shtoi ai tutje.
Kërcënimet nga Rusia po shihen si shqetësuese derisa një zyrtar i NATO-s paralajmëroi se civilët në Perëndim duhet të përgatiten për luftë të gjithanshme me Rusinë.
Admirali holandez, Rob Bauer, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, tha se gjersa tashmë forcat e armatosura po përgatiten për shpërthimin e një lufte, qytetarët duhet të jenë gjithashtu gati për një konflikt që do të kërkonte një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre. /Telegrafi/