Ballina Aktuale Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, në vizitë te presidenti z. Aleksandër Vuçiq

Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, në vizitë te presidenti z. Aleksandër Vuçiq

SHPËRNDAJE

Me iniciativë të Presidentit të Republikës së Serbisë, z. Aleksandar Vuçiq, dje u mbajt një takim me përfaqësues të Bashkësisë Islame të Serbisë, ku u diskutuan çështje me rëndësi jetike për myslimanët e vendit tonë dhe Bashkësinë Islame. U theksua rëndësia e veprimit dhe avokimit të përbashkët për paqen dhe harmoninë në atdheun tonë në këto kohë të trazuara që po përballemi së bashku.

Përfaqësuesit prezantuan disa nga problemet e statusit me të cilat jemi përballur gjatë viteve të fundit për shkak të ndikimit të faktorëve të jashtëm ideologjikë në punën e komunitetit tonë.

Presidenti na kërkoi të bashkojmë të gjitha forcat për të mos lejuar që askush nga jashtë të na imponojë mënyrat se si do të zgjidhim mundësitë dhe vështirësitë tona.

Ai, po ashtu theksoi se ne jemi vëllezër dhe se asnjëri prej nesh nuk kemi dikë më afër, sepse Serbia jonë është një shtëpi e përbashkët që do të vazhdojmë ta ndërtojmë ashtu siç mendojmë se duhet të jetë.

Ne diskutuam edhe për të gjitha nevojat e tjera të rregullta të Bashkësisë Islame në të cilat shteti mund dhe do të ndihmojë, në mënyrë që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mirën e fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm, sepse nuk kemi asgjë më të vlefshme se ata.

Në takim morën pjesë Reis-I- Ulema Nexhmedin ef. Saqipi, Myftiu serb Abdullah Numan, Myftiu i Beogradit dhe Ushtarak, Mustafa Jusufspahiq, Drejtori i Drejtorisë së Vakufit Musa Abu Sabiah dhe Sead ef. Nasufoviq, njofton Radio GMS/raporton Jetapress.