Ballina Aktuale Lamtumira me stil e Toni Kroos nga Real Madridi – asistoi, tregoi...

Lamtumira me stil e Toni Kroos nga Real Madridi – asistoi, tregoi stemën dhe mori trofeun

SHPËRNDAJE

Toni Kroos i ka dhënë fund karrierës së tij te Real Madridi, por me stil, si kampion i Evropës dhe me një paraqitje shumë të mirë.

Madhështia e tij u tregua te goli i parë i finales, kur Vinicius iu afrua këndit për t’i kërkuar topin Kroosit për një gjuajtje, por Toni kishte plane të tjera. Ai harkoi në zonë dhe gjen Carvajalin, i cili arriti të shënonte me kokë.

Kështu i dha fund Kroos një karrierë të mrekullueshme në Real Madrid. Por është kaq e trishtueshme, kur e kupton, që atij i ka mbetur edhe vetë Euro 2024 me Gjermaninë për të vazhduar zgjerimin e legjendës. Nëse do të arrijë të ngrejë Kupën edhe në Euro 2024, kush do të ishte ai trimi që i thotë gjermanit, se nuk do ta fitojë “Topin e Artë” dhe atë pas një karriere shembullore në çdo kuptim.

Kroos nuk dukej mirë në pjesën e parë. Ai madje bëri një gabim të lehtë në një pasim në minutën e 40-të që çoi në një rast të Borussia Dortmundit, diçka e paparë te gjerman. Pa Aurelien Tchouameni, Toni e gjeti veten më pak të mbrojtur, pasi Camavinga nuk është një zotërues i mbrojtjes si bashkatdhetari i tij, pasi francezi i ri tenton të sulmojë, psi është natyra e tij dhe Kroos ishte i përfshirë në detyra mbrojtëse që e penguan atë të jepte më të mirën, shkruan Marca.

Ndonjëherë ai hidhej në anën e majtë për të ndihmuar në detyrat mbrojtëse, sepse Ryerson dhe Sancho sulmonin mirë.

Një tjetër Real Madrid dhe një tjetër Toni Kroos pas pushimit

Gjermani paralajmëroi në fillimin e pjesës së dytë, me një goditje dënimi të goditur mirë, por bukur priti edhe Kobel, gjë që zgjoi tifozët Los Blancos në tribunë.

Kroos vuri re se në pjesën e dytë loja kishte më shumë alternativa, ndërsa edhe Camavinga dhe Valverde luanin më mirë.

Përveç asistimit për 1-0, një tjetër faull dhe një pritje nga Kobel dhe sërish një këndore që për pak sa nuk përfundoi në gol.

Dhe, fundi erdhi. Ishte minuta e 85-të, kur Kroos ngriti krahët, tregoi stemën e klubit, ndërsa shikonte tek tifozët Los Blancos, duke ia lënë vendin Luka Modricit.

Ishte shërbimi i tij i fundit. Para se të merrte trofeun, shokët e tij e ngritën atë lartë. Ai u tërhoq nga klubi më i madh në botë me nderime, si lojtar i madh në kulmin e tij.

Një legjendë po largohet. I ka mbetur vetëm edhe Euro 2024. Shijojeni lojën e tij!